Home Shëndetësi Kanceri në stomak – simptomat dhe trajtimi

Kanceri në stomak – simptomat dhe trajtimi

2Kanceri i stomakut rrjedh nga mukoza e brendshme e stomakut. Sumundja shfaqet ngadalë dhe në heshtje, pa shfaqur simptoma në fillim. Shpesh ky lloj kanceri lidhet me infeksionin helikobakter pilori, i cili gjendet në mukozën gastrike (të stomakut) dhe transmetohet me anë të gojës.

Sipas Organizatës  Botërore Shëndetësore, kjo baktere është shkaku kryesor apo fajtori numër një i shfaqjes së kancerit në stomak. Për simptomat më të zakonshme, diagnozën dhe trajtimin e kësaj sëmundje biseduam me Dr. Vladimir Avramoskin, specialist në kirurgjinë digjestive, dhe me Dr. Deva Petrova, onkologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Simptomat

Kanceri i stomakut është një sëmundje e cila shfaqet në heshtje dhe zakonisht simptomat shfaqen atëherë kur sëmundja ka arritur në fazë të avancuar, në fakt,  simptomat varen nga lokalizimi i kancerit në stomak. Nga ana tjetër, nëse simptomat shfaqen, shpesh janë të ngjashme edhe me sëmundje të tjera, prandaj, ndodh që të lihen mbas dore si nga ana e pacientit ashtu edhe nga ana e mjekut. Simptomat më të zakonshme janë: humbja e peshës trupore, dhimbja e stomakut, të përziera dhe të vjella, anoreksi, vështirësi në gëlltitje, gjakderdhje të brendshme,  të ndjerit të ngopur shpejtë. Vetëm një numër i vogël i pacientëve nuk kanë simptoma edhe pse sëmundja ka arritur në fazë të avancuar.

Si shfaqet kanceri në stomak?

Karakteristikat gjenetike si dhe faktorët e mjedisit ndikojnë në zhvillimin e shumë sëmundjeve duke përfshirë këtu edhe kancerin në stomak. Mendohet se në 10% të rasteve, kjo sëmundje përhapet edhe në familje. Personat, familjarët më të afërt të të cilëve kanë vuajtur nga kanceri në stomak, kanë 2-3 herë më shumë gjasa që të sëmuren nga kjo sëmundje, në krahasim me personat e tjerë të cilët nuk kanë histori familjare të kësaj sëmundje. Megjithatë, për të pranuar se kanceri i stomakut është një sëmundje e trashëguar, duhet të plotësohen tre kushte: të paktën tre raste të kancerit në stomak, ku dy prej të cilëve janë anëtarë që i përkasin shkallës së parë të lidhjes familjare; të sëmurë nga ky lloj kanceri të paktën dy breza njëri pas tjetrit, ose nëse ndonjëri nga anëtarët e familjes është nën moshën 50 vjeçare dhe është i prekur nga kjo sëmundje.

Diagnoza

Simptomat e para të kancerit në stomak janë problemet me tretjen e ushqimit.  Kjo është një simptomë e cila për një kohë të gjatë lihet mbas dore nga ana e pacientit. Gjëja më e rëndësishme është që fillimisht të kryhet kontrolli, të shqyrtohet historia mjekësore, si dhe të bëhen disa teste të caktuara. Një metodë efektive për gjetjen e diagnozës është gastroskopia, procedurë e cila lejon një vizualizim të drejtpërdrejtë në brendësi të traktit gastro – intestinal. Gjatë kryerjes së gastroskopisë duhet të bëhet edhe biopsia. Në kryerjen e testeve të tjera shtesë bën pjesë edhe skanimi  CT (tomografia kompjuterike).

Si trajtohet?  Trajtimi i kancerit në stomak varet nga lloji dhe faza e kancerit  në të cilën është diagnostikuar. Trajtimi efektiv dhe i qëndrueshëm i kancerit në stomak është intervenimi kirurgjik, i cili rrit shkallën e mbijetesës tek pacientët nëse kryhet në fazat e para të sëmundjes.  Në trajtimin e kancerit në stomak aplikohet edhe kimioterapia dhe radioterapia. Këto trajtimi zakonisht aplikohen para ose pas intervenimit kirurgjik. Kimioterapia pengon rritjen dhe përhapjen e qelizave të kancerit, ndërkohë që me anë të radioterapisë dhe zbatimit të TRILOGY arrihet një kontroll lokal më i mirë i sëmundjes.

ACIBADEM SISTINA QENDËR PËR ONKOLOGJI DHE RADIOTERAPI

Qendra për onkologji dhe radioterapi, mundëson trajtimin e sëmundjeve malinje sipas standardeve botërore, nga një staf profesional dhe me teknologji të përparuar. Për sëmundjet malinje është i nevojshëm një proces i veçantë dhe i vështirë i trajtimit, dhe tepër i rëndësishëm është sistemi i integruar i cili do të ofroj kujdes më të mirë dhe më efikas për pacientët.  Prandaj kemi krijuar një qendër në të cilën mund të merren të gjitha shërbimet  për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve në një vend, nën një çati, ku dhe i është dhënë një theks i veçantë komoditetit dhe rehatisë së pacientëve.  Sëmundjet malinje, janë  gjithnjë dhe në rritje në mbarë botën.  Me anë të diagnozës së hershme, kjo sëmundje mund të shërohet. Sot, me zhvillimin e mjekësisë  dhe teknologjisë moderne, shumë pacientë diagnostikohen në fazë fillestare të sëmundjes, dhe me anë të përdorimit të protkolleve moderne të trajtimit, sëmundja mund të shërohet. Duke u nisur nga kjo, ne kemi investuar në teknologjinë më bashkëkohore për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve dhe vazhdimisht i ndjekim dhe i implementojmë protokollet dhe terapitë më të fundit për trajtim.  Qendra për onkologji dhe radioterapi mundëson kimioterapi, radioterapi dhe kirurgji onkologjike në një vend të vetëm, me një ekip specialistësh të një niveli të lartë dhe me përvojë të gjërë dhe shumëvjeçare. Gjithashtu, pacientët me sëmundje malinje, kanë mundësi që në spitalin tonë të përdorin  procedurat diagnostikuese më bashkëkohore, duke përfshirë këtu edhe ekzaminimin PET/CT .

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pesë arsye thelbësore si përhapet Covid-19 përmes ajrit

Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej muajsh, se koronavirusi mund të përhapet nga aerosolet ose spërklat e vogla të frymëmarrjes që përhapin njerëzit kur flasin ose teshtijnë, dhe të cilat mund të qëndrojnë pezull në ajër për jo pak kohë. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, e pranoi publikisht këtë rrezik më 18 shtator. Ajo postoi udhëzime në faqen...