Karbohidratet për linjë të përkryer trupore


Studimet e reja zbulojnë se njerëzit të cilët konsumojnë sasi më të mëdha të karbohidrateve më lehtë e ruajnë vijën e hollë të trupit.

Shkencëtarët kanë analizuar ushqimin e 4 451 njerëzve të shëndoshë më të moshuar se 18 vjet.

Studimi ka dëshmuar se njerëzit të cilët konsumojnë më pak karbohidrate kanë gjasa më të mëdha të jenë të mbipeshë dhe obezë.

Në anën tjetër, personat ushqimi i të cilëve është i pasur me karbohidrate, kanë jo vetëm gjasa më të shumta për linjë të hollë të trupit, por konsumojnë edhe sasi më të mëdha të proteinave ushqyese, pemëve dhe perimeve dhe më pak yndyra të ngopura.

Rreziku më i vogël për pasur masë të shtuar trupore dhe për të qenë obez lidhet me ushqimin në cilin karbohidratet përfshijnë nga 47 deri në 64 % të vlerës së përgjithshme energjetike, derisa ky rrezik është më i rritur kur karbohidratet përbëjnë deri në 47% të konsumimit të përgjithshëm energjetik.