Home Këshilla të ndryshme Karbohidratet rrezikojnë zemrën tek femrat

Karbohidratet rrezikojnë zemrën tek femrat

Dozat e larta të karbohidrateve që gjenden te buka e bardhë, pica ose orizi, dyfishojnë  rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare tek femrat.

Ky është rezultati i një kërkimi të Fondacionit IRCCS “Istituto Nazionale dei Tumori di Milano”, i drejtuar nga dr. Sabina Sieri dhe i botuar në “Archives of Internal Medicine”.

Siç thonë ekspertët, glicerina (IG) rrit shpejtësinë me të cilën një ushqim ngre nivelet e glukozës.

Ushqimet që konsiderohen me tregues të lartë të glicerinës shkaktojnë luhatje të konsiderueshme në nivelin e sheqerit në gjak dhe insulinës.

Ekipi i kryesuar nga Sieri ka ekzaminuar 48.000 vullnetarë, burra dhe gra që banojnë në Itali, duke vëzhguar shëndetin dhe mënyrën e të ushqyerit.

Gjatë periudhës së hulumtimit (8 vjet), 463 subjekte u goditën nga problemet me zemrën. Përfundimisht, shkencëtarët vunë re se gratë që preferojnë ushqime të pasura me karbohidratet me indeks të lartë glicerinës demonstruan dyfishin e rasteve të sëmundjes së zemrës se të tjerët.

Në fakt, 25% e grave që kishin marrë ngarkesën më të lartë të glicerinës kishte një rritje të rrezikut të sëmundjes arterio-koronare 2.24 herë më të lartë.

Megjithatë, studiuesit nuk vunë re rrezik te meshkujt.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq nxit kancerin e zorrëve

Konsumimi i përditshëm i mishit të kuq apo të përpunuar, edhe në sasitë më të vogla, mund të rritë rrezikun e sëmundjeve të rënda të stomakut. Një studim gjashtëvjeçar i Universitetit të Oksfordit me pjesëmarrjen e rreth gjysmë milion grave dhe burrave anglezë të moshës 40 deri 69 vjeç ka treguar se dietat me bazë mishin e kuq shtojnë me...