Home Shëndetësi Karcinoma dhe paradentoza

Karcinoma dhe paradentoza

Karcinoma dhe paradentozaParadentoza kronike (sëmundje e gingivave, e cila karakterizohet me humbjen e masës kockore dhe indit të butë rreth dhëmbit) mund të shtoje rrezikun për t’u sëmurë nga llojet e ndryshme të kancerit të kokës dhe qafës.

Revista “Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention” njofton se paradentoza në masë më të madhe shton rrezikun e zhvillimit të karcinomës së zgavrës së gojës dhe fytit.

Ekspertët amerikanë nga Instituti për kërkimet e kancerit “Roswell Park”, pohojnë se paradentoza kronike shfaqte rrezik të ngjashëm në zhvillimin e kancerit si te duhanpirësit ashtu edhe te jo-duhanpirësit.

Shkencëtarët sugjerojnë se për të parandaluar paradontozën, rrjedhimisht edhe karcinomën e zgavrës së gojës dhe fytit, faktor i rëndësishëm është mbajtja e higjienës orale.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...