Home Shëndetësi Karota stimulon punën e zorrëve dhe mbron nga kanceri

Karota stimulon punën e zorrëve dhe mbron nga kanceri

karota-stimulon-pun-euml-n-e-zorr-euml-ve-dhe-mbron-nga-kanceri_hdVlerat ushqyese të karotës janë të shumta dhe ajo luan një rol të rëndësishëm në sistemin tonë imunitar.

Njëra ndër substancat më të rëndësishme që i ka karota është felkarinoli. Felkarinoli është poliacetilen aktiv i karotës dhe krahas përbërësve të tjerë dhe betakarotenit dhe pejëzave nuntritive stimulon traktin digjestiv.

Një copë karote përmban shumë vitamina dhe kalori. Karota ka 52 kalori dhe nuk ka kolesterol.

Përveç këtyre, ajo ka fuqi të luftojë dhe shkatërrojë qelizat kancerogjene te njerëzit. Ajo lufton ndaj kancerëve të ndryshëm, të tillë si kanceri i mushkërive, i lëkurës dhe i gojës.

Shoqërojini me burime yndyrore, për shembull, me pak vaj, arra apo djathë. Përse? Sepse karotinoidët janë të tretshëm në yndyrë. Karotinoidët kanë efekt mbrojtës ndaj kancerit sepse ushqimet që e përmbajnë ulin nivelin e dëmtimeve oksidative në ADN.

Karota përmban acid pantothenik, mangan, fibra dietike, vitaminat (B6, K, C) dhe bakër.

Ajo ndihmon gjithashtu edhe në rritjen e njeriut dhe rekomandohet të konsumohet çdo ditë e gatuar ose e papërpunuar.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...