Home Modë & Estetikë Kastori vaji që i rrit dhe i trashë flokët, vetullat dhe qerpikët

Kastori vaji që i rrit dhe i trashë flokët, vetullat dhe qerpikët

Kastori vaji që i rrit dhe i trashë flokët, vetullat dhe qerpikëtShumë njerëz e shmangin përdorimin e vajit të kastorit për flokë dhe lëkurë sepse mendojnë që është shumë ngjitës dhe i trashë.

Sidoqoftë, me dozën e duhur, vaji i kastorit është ilaç i mirë dhe i lirë që trajton shumë probleme të flokëve dhe lëkurës, transmeton Telegrafi.

Vaji i kastorit është zgjidhja e duhur për flokë të holla, dhe ndihmon që të keni buzë më të buta.

Nëse dëshironi t’i trashni vetullat, blini vaj kastori organik dhe aplikojeni çdo ditë në mbrëmje, pasi të keni pastruar fytyrën me ujë.

Nëse e përsëritni këtë për tre muaj, vetullat do të marrin ngjyrë më të zezë dhe do të trashen.

Vajin mund ta aplikoni edhe në skalpin dhe qerpikët tuaj, pasi që është i pasur me acid ricinokleik, e që është faktor natyral anti-fungal dhe anti-bakterial.

Veç kësaj, vaji i kastorit e parandalon edhe rënien e flokëve.

Ri-rritni flokët tuaja

Hidhni dy pika vaj kastori në duart tuaja dhe me duar fërkoni pjesën ku përfundojnë flokët.

Asnjëherë mos hidhni më shumë se dy pika, pasi që i bën flokët shumë të yndyrshëm. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin. Por ka edhe ushqime që do të kenë efektin e kundërt. Mos harroni karbohidratet Ushqyerja që përfshin nxjerrjen e karbohidrateve mund të prishë ekuilibrin kimik të trupit dhe kështu të parandalojë gjumin e mirë. Në vend që t’i eliminoni...