Home Këshilla të ndryshme Katër arsye përse nuk duhet të laheni çdo ditë gjatë stinës së...

Katër arsye përse nuk duhet të laheni çdo ditë gjatë stinës së verës!

Nuk ka si një dush i freskët pas një ditë të gjatë e të lodhshmë ! 

Tani në verë, duket sikur çdo kohë është e përshtatshme për dush, por prisni a duhet të jetë vërtetë ? Sipas dermatologëve, dushi i përditshëm vjen me më shumë dëme për lëkurën e shëndetin sesa përfitime.

 1. Po dehidratoni lëkurën në nivel qelizorKimikatet e sapunëve dhe shampove, uji i ngrohtë dhe qëndrimi i zgjatur në dush, do të thajë lëkurën në nivel qelizor! Bëni dushe të shpejta, me ujë të vakët dhe sigurohini që të hidratoni lëkurën gjithmonë për t’i rikthyer lagështinë e humbur.

2.Nuk jeni aq të ndotur sa mendoniSipas Dr. Casey Carlos, ndihmës profesor i mjekësisë në katedrën e dermatologjisë në Universitetin e Kalifornisë, pohon se shumica e njerëzve përdorin sapun kur në të vërtetë nuk kanë nevojë për të. Karlos thotë se lëkura është e aftë të pastrojë veten dhe nuk është i nevojshëm përdorimi i shampos në të gjithë sipërfaqes e lëkurës, veç zonave ku gjendrat e djersës janë në një numër më të lartë.

 3. Po dëmtoni flokët tuajAshtu si lëkura, larja e flokëve tuaj çdo ditë do të eleminojë yndyrën natyrale duke i lënë flokët të thatë ! Dermatologët thonë se nuk duhet t’i lani flokët më shumë se një ose dy herë në javë. 

4. Po eleminoni bakteret e mira Ndonëse mund të duket se dushi pastron dhe eleminon bakteret nga lëkura juaj, ajo që nuk dini me shumë mundësi është që shumica e tyre janë të dobishme për shëndetin e lëkurës. Pa bateret e mira sistemi imunitar, sistemi tretës e shumë sisteme të tjera nuk do të funksiononin si duhen. Dëmtimi i mikrobiomës gjithashtu mund të çojë në një sërë problemesh. DAVID WOLFE

 

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...