Home Modë & Estetikë Katër hapa për vetulla të bukura

Katër hapa për vetulla të bukura

Vetulla te bukuraPër të arritur deri te vetullat e duhura, ju duhet të kaloni në disa hapa të njëpasnjëshëm, në mënyrë që rezultati të jetë i kënaqshëm.

Forma e duhur
Mundohuni të krijoni një formë të duhur të vetullave që përshtatet me formën e fytyrës suaj. Preferohet që të mos i bëni shumë të trasha, pa marrë parasysh trendet më të rinj.

Gjatësia
Gjatësia e vetullave duhet të jetë e barabartë me fundin e buzëve
tuaja, në mënyrë që të mos kenë një gjatësi të tepruar dhe t’ju bëjnë të dukeni keq.

Lapsi
Preferohet ta përdorni një laps, në mënyrë që ta theksoni ngjyrën e vetullave. Varësisht nga ngjyra e flokëve tuaj, ato duhet të kenë ngjyrë të njëjtë. Mund ta përdorni edhe një laps të hirtë nëse nuk jeni e sigurt për këtë.

Krehja
Vetullat duhet t’i krihni me anë të një krehri të veçantë për vetulla, i cili ka dy anë. Ana e brushës dhe krehrit. Ky do të jetë një element mjaft i mirë, që do t’ju ndihmojë në arritjen e formës së duhur.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...