Home Këshilla të ndryshme Katër shenjat që paralajmërojnë se dhimbja e kokës është serioze

Katër shenjat që paralajmërojnë se dhimbja e kokës është serioze

Ashtu si të gjitha gjendjet shëndetësore që përfshijnë dhimbjet, edhe ato të kokës janë të vështira për t’u kategorizuar. Një dhimbje koke që dikush mund ta quajë të ‘tmerrshme’, për dikë tjetër mund të jetë e lehtë.

Këtu poshtë keni të renditura disa nga shenjat paralajmëruese të dhimbjeve të kokës, të cilat kërkojnë vëmendje mjekësore:

Dhembje therëse në kokë që shkaktohen krejt papritur, “si rrufe”: Nëse krejt papritur filloni të ndieni dhimbje therëse në kokë, sikur dikush ju ka gjuajtur me çekiç në kokë, është diçka serioze. Mund të jetë ndonjë hemorragji cerebrale e shkaktuar nga aneurizmi. Është një dhembje koke e rrezikshme, prandaj duhet të kërkoni menjëherë vëmendje mjekësore.

Dhimbja e kokës që ndryshon: Mendojeni dhembjen si të ishte një këngë. Nëse ndryshon vetëm volumi, nuk është diçka për t’u shqetësuar. Por, nëse ndryshon muzika, pra lloji i dhimbjes (është më intensive dhe ndryshe nga herët e tjera), në këtë rast duhet të kërkoni vëmendje mjekësore.

Dhimbja është mbrapa ose përreth syve: Nëse ndieni dhimbje edhe në sy, përveç dhimbjes së kokës, sidomos nëse ka filluar t’ju turbullohet edhe shikimi, është për t’u shqetësuar. Shqetësimi kryesor këtu është glaukoma akute, ose ushtrimi i presionit tek njëri sy që ndalon rrjedhjen e gjakut dhe mund të çoj në verbim.

Dhimbja është përqendruar tek lobet temporale: Në shumë raste, pozicionimi i dhimbjes së kokës nuk është tregues i ndonjë gjëje për t’u shqetësuar, shkruan noa, transmeton Klan Kosova. Por, nëse jeni mbi 50 vjeç dhe dhimbja e kokës është e përqendruar më shumë tek njëra ose të dyja lobet temporale (pjesët anësore të kokës, mes ballit dhe veshit), mund të jetë shenjë e arteritit temporal ( inflamacion i mureve të arterieve tek kjo pjesë e kokës).

 

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pastë kanelle kundër migrenës

Migrena është si një mysafir i padëshiruar, e cila shfaqet në mënyrë të panjohur dhe është e vështirë të eliminohet. Lajmi i mirë është se atë mund ta luftoni në kushte shtëpie dhe në mënyrë natyrale, pasi pasta e kanellës qetëson dhembjet. Nëse vuani shpesh nga dhembjet e kokës, ju e dini se sa e vështirë mund të jetë. Një...