Ke mbi 5 fëmijë? Je më e sëmurë

Shëndeti i zemrës së grave, duket se është i lidhur ngushtësisht edhe me numrin e fëmijëve që ato sjellin në dritë.

Në një përfundim të tillë ka arritur një studim suedez, sipas të cilit gratë me më shumë se 5 fëmijë, në fakt, paraqesin edhe rrezikun më të lartë për zhvillimin tek to të sëmundjeve kardiovaskulare. Pas tyre, renditen femrat me 4 fëmijë, të cilat paraqesin një zemër më të fortë sesa mikeshat e tyre që kanë lindur 5 herë gjatë jetës së tyre.

Ndërkaq, për femrat me 1-2 fëmijë thuhet se ato janë më të shëndetshme se të tjerat,

Hulumtimi është publikuar në revistën “American Heart Journal” dhe është i bazuar në analizat e më shumë se 1.3 milion grave të moshës 50 vjeç e më lart, shëndeti i të cilave është ndjekur për 10 vjet me radhë.

Pas kësaj periudhe të gjatë studimore, kanë dalë në pah edhe përfundimet e mësipërme./noa/