Home Shëndetësi Keni pasur sulm në zemër? Hani çokolatë që të shpëtoni jetën!

Keni pasur sulm në zemër? Hani çokolatë që të shpëtoni jetën!

ÇokolataNjerëzit që i kanë mbijetuar sulmit në zemër, duhet që ta hanë çokolatë së paku dy herë në javë, pasi që në atë mënyrë do ta zvogëlojnë rrezikun nga vdekja e mundshme nga sëmundjet koronare.

Një studim suedez ka treguar se pacientët që kanë pasur sulm në zemër, kanë 70 përqind më pak rrezik nga vdekja nëse hanë çokolatë. Edhe në qoftë se çokolatën e hanë njëherë në javë, do të zvogëlohet rreziku për vdekje gati përgjysmë.

Ky zbulim është vetëm një pjesë nga dobitë e shumta që na sjell çokolata, dhe veçanërisht çokolata e zezë. Rezulatet që janë dalë nga ky hulumtim kanë treguar që çokolata e zezë e zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e gjakut, mbron nga karcinomi dhe i mbron shtatzënat nga lindjet e parakohshme.

Edhe pse personat mund ta mbijetojnë sulmin në zemër, prapë se prapë ju mbesin dëmtime të cilat në mënyrë drastike e rrisin rrezikun e vdekjes nga problemet e mundshme kardiake në të ardhmen. Megjithatë, studimi i kryer në Stockholm tregon që konsumimi i çokolatës mund të ndihmojë.

Por, ekspertët paralajmërojnë se kjo gjë nuk ka të bëjë me të gjitha ëmbëlsirat. Përkundrazi, produktet e tjera të ëmbla mund ta përkeqësojnë dukshëm gjendjen.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

99 Emrat e Bukur të Allahut

1. ER RAHMAN (I Gjithëmëshirshmi); 2. ER RAHIM (Mëshirëploti). “Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëplotit!” Fusilet, 2. 3. EL MELIK (Sunduesi); 4. EL KUDUS ( i Pastërti); 5. ES SELAM (Paqedhënësi); 6. EL MUMIN (Siguruesi); 7. EL MUHEJMIN (Mbizotëruesi); 8. EL AZIZ (Fuqiploti); 9. EL XHEBAR (i Gjithëfuqishmi); 10. EL MUTEKEBIR (I Madhërishmi). “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, Sundues i përgjithshëm, i Pastër (prej të metave që...