Home Modë & Estetikë Këpucë nga fijet e flokëve

Këpucë nga fijet e flokëve

Pronarja e sallonit të bukurisë nga Tauchung në Tajvan mahniti mediat e atjeshme me këpucët me taka të cilat i punoi nga fijet e flokëve. Tsai Shiou-ying (54 vjeçare) nga flokët punon edhe zbukurime të ndryshme, shporta dhe vazo.

“Më pëlqejnë shumë këpucët me taka, por për shkak të punës nuk mund t’i mbathë. Për këtë arsye kam vendosur t’i bëj një palë këpucë të cilat më pëlqejnë tepër”, – tha Tsai.

Ajo i punoi një palë këpucë për një muaj dhe përdori flokët e së paku tre njerëzve. Ajo tha se për të punuar zbukurimet mund të shërbehet vetëm me flokë të vërteta pasi flokët artificiale nuk ngjiten me ngjitës.

Tsai ka ndërmend të punojë edhe korsetë dhe fustane, por thotë se nuk i ka për shitje.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...