Home Modë & Estetikë Këshilla për flokë

Këshilla për flokë

A jeni edhe ju e pakënaqur me kualitetin e flokëve tuaja? Nëse ndryshoni shprehitë ushqimore, atëherë problemet tuaja me flokë do të përgjysmohen.

Ja çka mund të bëni për të pasur flokë sa më të shëndosha dhe më të bukura

Ushqimi

Një të ushqyer të rregullt ndikon në shëndet, por edhe në kualitetin e flokëve. Në menynë e përditshme duhet të ketë sasi optimale të vitaminave, proteinave, thartirave yndyrore omega 3, biotinës, selenit, kalciumit, zinkut, hekurit, karotinës dhe silicit. Ekspertët këshillojnë që, brenda ditës, të pini të paktën 4 deri 6 gota ujë.

Nga ushqimet e preferuara janë: pemët tropikale, fiqtë, mollët, kajsitë dhe pemët me gëzhojë, pastaj nga perimet: fasulet, bizelet, thjerrëzat, kërpudhat, brokoli, specat, domatet, patatet, perimet e gjelbra, orizi, drithërat integrale dhe farat e lirit.

Nga mishi dhe produktet me origjinë shtazore preferohet mishi i shpezëve, peshqit, produktet e qumështit dhe vezët.

Masazhi

Në mënyrë që të keni flokë të bukura dhe të mirëmbajtura, atëherë të paktën një herë në dy ditë duhet që atyre t’u bëni masazh me tretësira natyrore, sikur që është çaji i trumzës, çaji i hithit, toniku i vajit të rozmarinës, apo vaji i ricinit. Për lëkurën e skuqur, apo të thatë të kokës, ekspertët preferojnë fërkimin e përzierjes së vajit të livandës, geraniumit (një lloj luleje), bajameve dhe ullirit.

Ajri i ndotur

Ajri i ndotur ka ndikim shumë të dëmshëm në flokë. Tymi dhe grimcat e tjera shtresohen në flokë dhe dëmtojnë flokët.

Mirëmbajtja

Larjet e rregullta të flokëve pengojnë grumbullimin e yndyrës në flokë dhe mbylljen e gjëndrave të dhjamit, me çka mundësohet ushqimi normal i flokëve. Po ashtu duhet të evitoni ngjyrat jokualitative për flokë, si dhe preparatet e tjera të forta kimike.

Era, shiu…

Flokët nuk duhet ekspozuar tepër në diell, erë të fortë, klor, apo ujë të njelmët. Po ashtu nuk është mirë që flokët t’i lidhni shtrëngueshëm bisht, të përdorni kapëse të forta, etj. Mos përdorni brusha të forta për flokë, po ashtu evitoni tharjen e shpeshtë të tharëses për flokë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...