Home Këshilla të ndryshme Këshilla për lidhjen tuaj me partnerin

Këshilla për lidhjen tuaj me partnerin

ciftiGjithmonë keni dëshiruar të keni një marrëdhënie perfekte  me partnerin tuaj? Sot do t’ju themi disa sekrete se si lidhja juaj të jetë më e plotësuar dhe më e zjarrtë. Mos harroni kurrë që meshkujt i pëlqejnë femrat e sinqerta, gjithmonë duhet të ndani me të shqetësimet tuaja, pak nga jeta e përditshme pak nga pasiguritë tuaja që dhe mashkulli që keni pranë të ndjejë që është pjesë e botës suaj.

Bëhuni e bukur vetëm për të, dukeni seksi do të kuptoni se mashkulli juaj do të ndihet shumë mirë që ka përkrah një femër si ju. Lëreni atë të shpenzojë kohë me miqtë e tij; nëse ai ka dalë mos u bëni e bezdisshme duke e kërkuar çdo dhjetë minuta në celular! Ai ka nevojë për hapësirën e tij.

Bëjini komplimente shpesh; edhe pse mashkulli nuk i kushton shumë rëndësi aparencës, atij gjithmonë i bëhet qejfi nëse i afroheni tek veshi dhe me zë të lehtë i pëshpëritni se duket këndshëm sot. Gjatë një grindjeje duhet të mësoni të tërhiqeni dhe të tregoni se respekti është një ndër cilësitë më të mira që mund të keni ju ndaj partnerit tuaj. Edhe pse ai mund të jetë gabim me bindjet e tij, duhet të arrini të kuptoni se kur është koha që të tërhiqeni nga vërejtjet që mund të keni karshi tij.

Mos harroni që jeta në çift nuk është e lehtë e pa zënka. Çdo çift ka probleme, sado perfekt të duken në aparancën e parë. E rëndësishmë është të dini të toleroni dhe të kuptoni njëri tjetrin.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...