Home Këshilla për Prindër Këshilla për nënat që punojnë

Këshilla për nënat që punojnë

Jeni nënë e re dhe leja juaj e lindjes është duke mbaruar. Dëshironi që fëmija juaj të vazhdojë qumështin. Por si do t’ia bëni për të vazhduar njëkohësisht si punën ashtu edhe detyrën e nënës? Si do t’i jipni për të pirë fëmijës tuaj?

Në ditët e sotme shumë gra arrijnë njëkohësisht të bëjnë si detyrën e nënës ashtu dhe të shkojnë në punë. Nqs sapo keni lindur, leja juaj e lindjes ka mbaruar dhe ju duhet të ktheheni në punë, mund t’ju frikësojë mendimi se nuk do mund të përballoni së bashku si detyrën e nënës ashtu dhe karierën tuaj.

Patjetër që situata është e vështirë, por kjo nuk do të thotë se ju nuk do mund t’ia dilni mbanë. Është e rëndësishme që ju të bëni një plan më përpara dhe të përgatisni vehten tuaj për të gjitha situatat e një nëne në punë.

Të ndaheni nga fëmija

Nqs jeni nënë e re, të ktheheni në punë mund të krijojë një rrëmujë shpirtërore. Fakti që dikush tjetër kujdeset pë fëmijën tuaj mund të jetë shkak i një ndjenje faji por në të njëjtën kohë mund edhe t’ju lehtësojë. Patjetër që nga ana tjetër përgjegjësitë tuaja rriten. Duhet në të njëjtën kohë të rezervoni kohë si për punët e zyrës ashtu edhe për punët e shtëpisë, bashkëshortin tuaj, veten dhe fëmijën tuaj. Dhe kjo është shumë e lodhshme.

Por çfare do të bëni? Si do t’ia dilni mbanë?

Para se të ktheheni në punë:

  • Vendosni datën që do të ktheheni në punë.

Bisedoni me drejtorin tuaj se sa leje lindje do mund të merrni. Mund të mos keni mundësinë për të qenë ju ajo që vendos nëse të ktheheni apo jo në punë. Ditën e kthimit në punë, zgjidheni afër fundit të javës në mënyrë që java juaj e parë të jetë e shkurtër.

  • Zgjidhni një çerdhe ose dado të besuar.

Mund të jetë e vështirë për ju t’ia lini fëmijën tuaj një personi tjetër. Kujdesja nga një person që i besoni do t’ju lehtësojë.

  • Bisedoni me drejtorin tuaj.

Bisedoni për detyrat dhe programin tuaj në punë, në mënyrë që kur të ktheheni të jeni në dijeni rreth aspektativave ndaj jush. Nqs vendi punës ju ofron fleksibilitet, bisedoni për orar pune fleksibël ose sipas situatës për mundësi të kryerjes së punës nga shtëpia.

Pasi të ktheheni në punë:

  • Jini të rregullt dhe shfrytëzojeni kohën mirë.

Të bashkosh punën me kujdesin e fëmijës, kërkon një aftësi të mirë të drejtimit dhe organizimit të kohës. Keni shumë përgjegjësi dhe për këtë arsye ju duhet patjetër të bëni rregullime në mënyrë që çdo gjë ta kryeni në kohë dhe ashtu siç duhet.

  • Ruani lidhjet me fëmijën.

Gjeni mënyrat për të mos humbur lidhjen me fëmijën tuaj gjatë kohës që jeni larg tij. P.sh. gjatë ditës telefononi në shtëpi për të kontrolluar gjendjen dhe vini fotografitë e tij në tavolinën tuaj të punës.

  • Kini një plan rezervë.

Mund të ndodhë që fëmija juaj të sëmuret ose të mos gjeni ndonjë person që të kujdeset për të. Për këto ditë duhet të keni patjetër një plan alternativ. Mund të flisni me drejtorin për të marrë leje ose mund t’i kërkoni një të afërmi të kujdeset për fëmijën kur sëmuret.

  • Pranoni faktin që herë pas herë mund të ndiheni fajtorë ose të mërzitur.

Shumë nga nënat mund të pushtohen nga ndenja e fajit. Përveç kësaj duke mos patur mundësi të kaloni kohë me fëmijën tuaj aq sa dëshironi, mund të ndiheni edhe të trishtuara. Këto ndjenja janë të përbashkëta tek të gjitha nënat dhe duke i ndarë me shoqet tuaja ose nënat e tjera mund t’ju ndihmojë. Tregojini edhe bashkëshortit për ndenjat e juaja. Nqs. këto ndjenja rriten, mund të jetë e nevojshme të bisedoni me doktorin tuaj.

  • Merrni ndihmë.

Nuk mund t’ia dilni mbanë duke e bërë gjithça vetë. Mos i ktheni mbrapsht ndihmat që ju vijnë nga bashkëshorti, familja dhe shoqëria juaj. Gjatë kohës që mundoheni të ambjentoheni me punën, përfitoni edhe nga eksperienca e nënave të tjera në punë.

  • Rezervojini kohë vehtes tuaj.

Mund t’ju duket e vështirë, por për t’u kujdesur për vehten tuaj ju duhet kohë në dispozicion. Për shembull mund të dilni së bashku me fëmijën, gjë e cila do t’i pëlqente fëmijës dhe do t’ju rilaksonte juve. Mbasi të keni vënë në gjumë fëmijën, zgjidhni një ushqim të lehtë si në gatim ashtu dhe në të ngënë dhe bëni një banjo rilaksuese. Kjo do t’ju ndihmojë për të hequr stresin. Sa më pak e stresuar të jeni aq më tepër do të merrni kënaqësi nga koha e kaluar me fëmijën.

  • Pushoni sa të mundni.

Ndonjëherë do të ndiheni aq e lodhur saqë do të habiteni se si arrini t’ia dilni mbanë çdo gjëje. Për këtë arsye rezervojini vehtes kohë për të fjetur. Flini në darkë sa më herët të jetë e mundur. Gjatë fundjavës kur fëmija është duke fjetur paraditeve, mundohuni edhe ju të pushoni pak.

Nuk është e lehtë të punosh dhe të jesh nënë në të njëjtën kohë, por po të programosh kohën dhe ta mësosh fëmijën sipas programimit tuaj, punët lehtësohen.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Temperaturat e larta dhe uji i nxehtë po i mbysin peshqit

Alaska ka qenë e përfshirë nga një valë e të nxehtit gjatë kësaj vere dhe kjo ka bërë që një numër i lartë salmonësh të mos e përballojnë dhe të ngordhin. Shkencëtarët kanë vërejtur se disa lloje salmonësh janë zhdukur pas një ekspedite përgjatë lumit Koyokuk të Alaskës, pasi vendasit njoftuan se një numër i lartë salmonësh kishin dalë në...