Home Këshilla të ndryshme Këshilla për një lëkurë më shkëlqim mahnitës

Këshilla për një lëkurë më shkëlqim mahnitës

Këshilla për një lëkurë më shkëlqim mahnitësKëshillat për dukje më të mirë të lëkurës do të ju ndihmojnë të keni shkëlqimin mahnitës dhe lekurën përfekte që ndonjëherë keni ëndërruar.

Më pëlqen se si ndihem kur lëkura ime duket fantastke. Këshillat që po I ndaj me ju e që kanë të bëjnë me dukje më të mirë të lëkurës, personalisht I kam ndjekur dhe kam vërejtur ndryshime pas vetëm disa ditëve .

1.Pini ujë

E pranoj që nuk kamë pirë ujë aq sa duhet. Në fakt mund ta kaloja një ditë të plotë pa pirë as edhe një gotë te vetme me ujë. Ishte shumë e vështirë të pija ujë bashkë me kafen e mëngjesit dhe pijës së gazuar apo qajit me drekë dhe darkë. Natyrisht tërë ajo kafeinë nënkuptonte se trupi im aktualisht kishte nevojë edhe më shumë ujë se zakonisht. Pasi iu ankova shoqës sime për disa pucerra ajo më propozoi të pijë më shumë ujë. E provova këshillën e saj për pëmirësim të lëkurës dhe sigurisht që kishte pasur të drejtë

2. Shtresezimi

Shtresëzimi është shumë I mirë dhe të bënë të ndihësh mrekullueshëm. Ndihmon në clirimin nga lëkurat e vdekura duke lënë pas vete një lëkurë të freskët dhe shkëlqyese. Personalisht mundohem që së paku një herë në javë ta bëjë shtresëzimin e lëkurës. Po të kisha kohë do të më pëlqente ta bëja tri herë brenda javës.

3. Pastrone fytyrën

Gjithmonë pastrone fytyrën në mëngjes dhe para se të fleni. Lëkura e fytyrës është vetë nga natyra më e yndyrshme se lëkura në pjesët tjera të trupit, plus edhe sa shumë gjëra vendosim ne në të. Duke mbajtur të pastërt fytyrën parandalojmë daljen e pucërrave

4. Zbuteni

Nganjëherë as që më shkon mëndja për ta njomur lëkurën.Nuk e di përse harroj por e di që kjo është këshilla themelore për dukje më të mirë të lëkurës. Duke e bërë shprehi njomjen e lëkurës ndihmojmë në përmbushjen e yndurës natyrale të cilat lëkura I humb pas dushit. Më pëlqen të përdorë losionin (lëngun për fërkim) menjëherë pas dushit. Kjo është mënyra ,më e mirë për të mos harruar ta bëj atë .

5. Aplikoni kremë kundër diellit

Dielli lëndon lëkurën shumë. Ai ndikon në krijimin e rrudhave, vrazhdësinë e lëkurës dhe të mos harrojmë kncerin. Edhe nëse nuk jeni tip që skuqeni nga rrezet e diellit, gjithmonë vendosni kremë për mbrojtje nga to. Ajo mbron lëkurën dhe mundëson një pamje fantastike të saj. Nëse doni të ia bëni vetës më të thjeshtë kërkoni kremë për njomjen e lëkurës që përmban SPF (faktorin për mbrojtje nga dielli)

6. Ushqehuni shëndetshëm

Ajo se cfarë ne hamë pasqyrohet në lëkurën tonë. Kam mundur ta vërejë se qe kur fillova të planifikoj se cfarë të ha , dhe duke ngrënë më shumë perime, lëkura ime ka filluar të shkëlqejë. Ajo duket edhe më mirë pasi fillova të pi më shumë ujë. Provoni këto këshilla për një lëkurë më të mirë dhe ushqëhuni shëndetshëm. Trupi juaj do të ju falenderojë

7. Mos pickoni

Mos i cukitni puçërrat. Nuk eshtë fare mirë. Puçërrat janë të mbushura më bakterie. Kur ju shpërtheni një puçërr bakteriet rrjedhin jashtë ne lëkurën për rreth dhe të infektojnë poret tjera, duke ndikuar në shtimin e puçërrave . Në vend që ta ngacmoni dhe të shkaktoni të tjëra , mbuloni njollën dhe lëreni ashtu. Besojini kësaj këshille. Thjeshtë lërini rehat.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...