Këshilla për parandalimin e zbokthit

Keni kohe qe nuk vishni pulovrën tuaj të preferuar, shmangni takimet dhe intervistat e punës?

Në faqen e sotme të këshillave në “Bluetooth” do të zënë vend gjithë mënyrat e mundshme për eliminimin e zbokthit. Zbokthi shkaktohet nga një parazit tepër i zakonshëm, që është një kërpudhë lëkure e quajtur Pityrisporum ovale.

Pjesa më e madhe e të rriturve e kanë këtë kërpudhë në lëkurë. Kur kjo kërpudhë ndodhet në sasi të mëdha ose kur njeriu është tepër i ndjeshëm ndaj saj, lëkura kundërvepron duke krijuar zbokth në tabanin e flokëve. Kur ulet sasia kësaj kërpudhe në lëkurë, pushon edhe krijimi i zbokthit.

Lëkura e tabanit të flokëve, ashtu si edhe tërë lëkura e trupit të njeriut në përgjithësi, ripërtërihet përgjatë shkëputjes së qelizave të jashtme në leskra të vogla, shpeshherë të padukshme, të thata e të bardha. Vetëm kur këto leskra bëhen të dukshme kemi të bëjmë me zbokth.

Zbokthi është një problem shumë i bezdisshëm, pasi flokët duken sikur janë të palara. Veç kësaj ai shkakton kruarje dhe rënie floku. Një tjetër problem që shkakton lidhet me fytyrën; pasi ata të cilët vuajnë nga zbokthi, janë të prirur për krijimin e akneve dhe puçrrave. Ekzistojnë produkte të shumta kundra zbokthit, por ato nuk mund t’u ndihmojnë në çdo rast ose mund dhe t’u shkaktojnë alergji.

Për situata të tilla janë disa zgjidhje në kushtet e shtëpisë, të cilat mund të jenë shumë më të efektshme sesa shampot kundra zbokthit. Nëse nuk keni alergji ndaj produkteve kundra zbokthit, atëherë ju këshillojmë ta luftoni atë me këto zgjidhje në kushtet e shtëpisë dhe shampot veçanërisht për zbokthin.

Si ta shmangim zbokthin?
Specialistët këshillojnë për të gjithë njerëzit që kanë probleme me zbokthin që të kenë shumë kujdes në mënyrën e larjes së flokëve. Kështu, atyre u rekomandohet që të mos e hedhin shampon direkt tek flokët, këshillohet që më parë ta hidhni në pëllëmbën e dorës, pasi kështu nuk acarohet tabani i flokëve. Gjithashtu, është shumë e domosdoshme të mos përdoren për flokët solucione që përmbajnë alkool pasi ai than lëkurën.

Ndërkaq, duhet t’i shmangeni stresit dhe të bëni gjumë të rregullt, pasi pagjumësia dhe stresi shtojnë zbokthin. Në rastin kur zbokthi është në sasi të vogla mund të përdoret në mënyrë të rregullt një shampo e zakonshme kundra tij në çdo larje të kokës. Kur zbokthi është në sasi mesatare, duhet përdorur çdo dy ditë një shampo e veçantë që përmban lëndë që mbysin kërpudhat.

Kur zbokthi është në sasi shqetësuese, është nevoja e përdorimit të një mjeti efektiv siç janë shampoja Fungoral apo trajtuesi i zbokthit Gentinor. Fungoral duhet përdorur dy herë në javë muajin e parë dhe pastaj një herë në javë apo kur lindë nevoja. Kjo shmapo mund t’ua thajë flokun disa njerëzve, prandaj këshillohet që ata të përdorin pak balsam në majat e flokëve. Trajtuesi i zbokthit Gentinor përdoret tri herë në javë derisa zbokthi të zhduket e më pas sa herë të lindë nevoja.

Këshillat e mëposhtme në kushtet e shtëpisë mund t’ju vijnë shumë në ndihmë për parandalimin dhe trajtimin e zbokthit.

Mund t’ju duken si këshillat e gjyshes, por disa përbërës përdoren për prodhimin e shampove kundra zbokthit. Nëse i përgatisni vete maskat, do të keni zgjidhjen 100% natyrale për zbokthin tuaj, e cila është e efektshme, dhe sigurisht çfarë ka në përbërje do ta aplikoni në kokë. Zgjidhja e parë për zbokthin është Aloe Vera.

Fërkojeni xhelin e Aloe Verës në kokën tuaj, lëreni për 10 minuta dhe lajini flokët tuaj me një shampo të lehtë. Bëjeni këtë në mënyrë të rregullt. Në mënyrë që të trajtoni zbokthin, përdorni limonin, pasi ju ndihmon të kthejë balancën e pH në lëkurën e kokës. Përzieni 15 ml vaj arra kokosi me disa pika limoni, dhe masazhojeni në flokë. Lëreni në flokë gjatë gjithë natës dhe shpërlajini ditën e nesërme.

Kjo maskë zvogëlon sasinë e zbokthit në kokë. Një trajtim tjetër i efektshëm kundra zbokthit është dhe përzierja e një luge çaji lëng limoni me 2 lugë çaji uthull. Përzierja duhet masazhuar në kokë dhe më pas të shpëlahet. Zbokthi është një problem i madh për shumë njerëz. Ai jo vetëm që dëmton flokët, por është dhe një dukuri e shëmtuar nga ana estetike. Një tjetër recetë është dhe vaji i eukaliptit. Përzieni disa pika me vaj me 20 ml vaj arrë kokosi dhe masazhojeni në kokë.

Bëjeni këtë 2 herë në javë për disa javë. Aspirina është mjaft e efektshme për eliminimin e zbokthit. Shtypni dy tableta dhe përziejini me shampon. Lëreni këtë përbërje në kokë për disa minuta e më pas shpërlajeni atë. Kënaja është një prej zgjidhjeve më të mira dhe për rënien e flokut dhe për zbokthin. Ndihmon në rifitimin e shëndetit të flokut tuaj.

Pluhuri i kënasë i përzierë me përbërës tjerë është mjaft i efektshëm në trajtimin e zbokthit. Një mënyrë tjetër për të kuruar zbokthin në shtëpi është dhe maska e flokëve me ullinj. Përzieni vaj ulliri me vaj bajame. Fërkojeni përzierjen në kokë dhe lëreni të veprojë për disa minuta, e më pas shpëlajeni atë.