Home Këshilla të ndryshme Këshilla se si të mbrohemi nga i ftohti

Këshilla se si të mbrohemi nga i ftohti

Të mërkurën priten reshje të dendura bore në Kosovë.

Nga e mërkura deri të dielën temperaturat shkojnë deri në -13 gradë në zonat malore, ndërsa në bregdet dhe zonat e ulëta do të arrijnë në -4 gradë.

Dimri dhe temperaturat e ftohta mund ta dëmtojnë shëndetin tuaj, ja disa këshilla si të mbrohemi nga i ftohti:

– Vishuni ngrohtë dhe përdorni shall, doreza dhe kapuç kur jeni në ambiente të jashtme dhe të ftohta.

– Evitoni të qëndroni gjatë në ambiente të jashtme në ditët e ftohta, me erë dhe sidomos kur jeni të lagur.

– Evitoni të dilni jashtë në orët e para të mëngjesit dhe orët e vona të darkës.

– Ecni me kujdes e me hapa të vegjël dhe duart jashtë xhepave.

– Ushqehuni me ushqime të ngrohta e të lëngshme të përbëra nga mishi, bishtajoret, perimet, drithërat, por edhe fruta që përmbajnë vitamina dhe minerale.

– Pini sa më shumë ujë dhe lëngje, sidomos nëse jeni të sëmurë dhe qëndroni vazhdimisht në shtëpi.

– Qëndroni në ambiente të ngrohta dhe të ajrosura herë pas here. Temperatura ideale për ambientin e brendshëm është 20-23° C, dhe ajrosja duhet të bëhet disa herë për të siguruar lagështinë e duhur për rrugët e frymëmarrjes dhe për të ulur përqendrimin e mikrobeve në shtëpi, transmeton ATA.

Mund të mbani një enë me ujë tek radiatori për të siguruar lagështinë e ajrit.

Sigurohuni gjithashtu që dyert dhe dritaret të jenë të izoluara sa më mirë.

Edhe mbingrohjet e shtëpisë mund të jenë të dëmshme ashtu si dhe ngrohjet me dru apo gaz, që mund të çlirojnë gazra të dëmshme për organizmin.

Ndaj duhet që ambientet e brendshme të ajrosen mirë disa herë gjatë ditës, dhe të siguroheni që nuk keni rrjedhje gazrash.

KËSHILLA TË NGJASHME


TË TJERA

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin...