Home Këshilla të ndryshme Këshilla të ndryshme për trajtimin e lëkurës së duarve

Këshilla të ndryshme për trajtimin e lëkurës së duarve

Këshilla të ndryshme për trajtimin e lëkurës së duarvePërzieni një të verdhe veze, një lugë glicerinë, 2 lugë vaj perimesh, 3-4 pika lëng limoni ose trendafili. Lyeni me këtë maskë duart dy herë në javë që të keni një lëkurë të butë si mendafsh.

Patate të ziera dhe të bëra pure së bashku me qumështin krijojnë masken përfekte për të trajtuar duart tuaja. Pasi të gatuani vezët, mos hidhni lëvozhgen dhe me lëngun që ka mbetur tek lëvorja lyeni duart. Me një copë limoni masazhoni duart tuaja që të keni lëkurë të tonifikuar.

Pasi të keni larë enët me detergjent, lyeni duart me krem me bazë qumështi. Kjo do të rregullojë nivelin e pehazhit në lëkurë. Mbani duart sa më ngrohtë kur vjen stina e ftoht e dimrit, lyeni sa më shpesh me kremra zbutës, dhe mos  i lini kurrë të thahen e të plasaritët lëkura.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ushqimet më të mira kundër celulitit

Celuliti është akumulimi i tepërt dhe i parregullt i yndyrës nën lëkurë. Ai formohet në këmbë dhe merr dukjen si lëvozhgë portokalli. Celuliti është një problem që i intereson pjesës më të madhe të grave, që më shumë se sa nga shëndoshja e trupit, varet shumë nga stili i jetës dhe nga ushqimet që konsumojmë. Lajmi i mirë është që...