Home Modë & Estetikë Këshilla të vlefshme sesi të dukeni bukur

Këshilla të vlefshme sesi të dukeni bukur

noraaaaaaaaaPyetja se çfarë kriteresh estetike duhet të kemi për t’u futur në grupin e njerëzve të bukur përballet shpesh me debatin se eleganca është një nga kriteret që bën një femër më me sharmë sesa një tjetër.

Nëse jeni gati të jeni një femër elegante dhe klas, ndiqni këto këshilla!

Rritja vizuale e syve
A e keni ditur se Madonna përdor maskarë qerpikësh me ngjyrë gështenje dhe jo të zezë? Ngjyra e gështenjës është ideale për femrat të cilat kanë sy të çelë, sepse në njërën anë është mjaft e errët saqë mund ta zëvendësojë ngjyrën e zezë, ndërsa nga ana tjetër është mjaft e ndritshme për t’u kombinuar me sytë e gjelbër ose të kaltër. Veç kësaj maskara ngjyrë gështenje vë në dukje edhe të bardhat e syve.

Buzë të plota dhe të lëngshme
Është shumë me rëndësi që kur një femër e bukur fotografohet, ajo duhet t’i ketë buzët e lëngshme. Për këtë arsye, ajo duhet të mbajë me vete piling-hidratues për trup me shtojcë të kripës së detit. Ky krem vihet në buzë me lëvizje rrethore. Kripa e detit do t’i largojë qelizat e vdekura, ndërsa baza vajore e kremit do ta bëjë lëkurën e buzëve të lagësht në mënyrë të përsosur.

Hija e cila zgjat më gjatë
Në rastet e evenimenteve të mëdha secili makijazher llogarit që makijazhi të qëndrojë sa më gjatë dhe ta ketë efektin e vet.
Truku: Në fillim vendosni hije-krem dhe pritni të kalojnë disa sekonda, pastaj mbi të vendosni hije-pluhur të të njëjtës ngjyrë.

Për vëllim shtesë të flokëve
Provoni stilet të cilat i përdorin stilistët e njohur. Bëni një vijë ndarëse, pastaj ndani flokët në tufa përgjatë vijës. Rrënjën e secilës tufë spërkateni me spërkatës për flokë duke e mbajtur lartë mbi kokë. Për fund, secilën tufë forcojeni në rrënjë me kapëse të zakonshme flokësh dhe mbajeni 3-5 minuta derisa të thahet. Në këtë mënyrë do t’u siguroni flokëve tuaja vëllim të madh, i cili do të qëndrojë me orë të tëra.

Kamuflimi i përsosur i akneve
Edhe për këtë problem ekziston zgjidhje e thjeshtë: Në vend se të përdorni pudër të lëngshme dhe korrektues, vendosni në fytyrë preparat për vetë-errësim me shkëlqyes ngjyrë ari. Në rastet kur në fytyrë paraqiten puçrra të mëdha, nëse vendosni makijazh- vetëm sa do t’i ekspozoni edhe më shumë ato dhe nuk do t’i fshihni. Nga ana tjetër preparati për vetë-errësim me shkëlqyes të lehtë e reflekton dritën në lëkurë duke bërë që aknet dhe yndyra në lëkurë të bëhen më pak të vërejtur.

Vetulla natyrale
Më së miri është që lapsi të jetë ngjyrë hiri, e cila i përshtatet kujtdo, dhe të cilën mund ta vendosni me disa lëvizje të shkurta dhe të forta. Përveç kësaj për rregullimin e vetullave (kuptohet) rekomandohet edhe pinca!

Flokë të buta, por të plota
Nëse dëshironi t’i zbutni flokët tuaj dhe nuk dëshironi që ato ta humbin plotësinë e tyre, shfrytëzojeni ‘dredhinë’: preparatin për zbutje vendoseni në distancë prej 3-4 cm larg rrënjës së flokëve dhe në këtë mënyrë do të shmangni mundësinë që flokët tuaj të duken “të rrafshëta sikur dërrasë”.

Vetulla të përsosura
Kur jeni duke u përgatitur për ndonjë eveniment të veçantë, përdoreni fshehtësinë mjaft të suksesshme: Pasi të keni përfunduar zbukurimin e syve, përdorni laps me pigment të hollë vezullues. Pas formësimit të vetullave, përdorni laps me ngjyrë shampanje, me anë të të cilës do të vizatoni një vijë përgjatë skajit të poshtëm të vetullave dhe pastaj vazhdojeni linjën në drejtim të kapakëve të syrit. Ky veprim do ta shtojë edhe më shumë bukurinë e vetullave tuaja të formësuara në mënyrë të përsosur.

Buzët e rritura
Buzët tuaja do të duken më të plota nëse i lyeni me vezullues të ndritshëm. Kjo nuk është e tëra, vendosni pak vezullues edhe mbi linjat e buzës së sipërme. Ndriçimi në këtë mënyrë do të japë reflektim dhe vizuelisht do t’i zmadhojë buzët tuaja në mënyrë shumë subtile.

loniffffffffffTen pa të meta
A duket fytyra juaj jo-natyrale kur vendosni pudër të lëngshme? Nëse kjo ju ndodh juve, atëherë u rekomandojmë të përdorni krem të tonuar në vend të pudrës. Në këtë mënyrë ngjyra e tenit tuaj do të duket uniforme sepse kremi do të mbulojë skuqjet eventuale në fytyrë duke siguruar pamje të përsosur natyrale (fytyra juaj nuk do të duket si maskë!). Si të veproni: kremin vendoseni në mënyrë që të bëni masazh të fytyrës me lëvizje rrethore. Nxehtësia e gishtave tuaj do të bëjë që kremi të shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë sipërfaqen e fytyrës.

Efekti i lumturisë
Vizatojeni shkronjën “V” në skajin e brendshëm të syrit me ndihmën e vizatuesit të syve me pigment vezullues me ngjyrë të bardhë. Kështu sytë tuaj do të duken më të ndritshëm, ndërsa ju do të dukeni e lumtur.

Këmbë seksi
Nëse dëshironi ta mahnitni të dashurin tuaj, lyeni të gjithë trupin me losion vezullues, duke u kushtuar rëndësi të veçantë gjunjëve dhe këmbëve nëngjunjë. Kështu do t’i vini në pah konturat e këmbëve tuaja duke larguar vëmendjen nga “të metat” eventuale- që është një formë e magjisë dhe gjendjes në çdo situatë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Kujdes, nuk duhet të teprohet me pirjen e kafesë

Pirja e kafesë është pothuajse për shumëkënd rutinë, qoftë në një mëngjes të hershme, qoftë gjatë ditës, qoftë edhe në mbrëmje. Kafja ka vlerat e veta dhe konsumimi i saj është i nevojshëm për organizmin e njeriut. Mirëpo, është me rëndësi që të mos teprohet. Rrjedhimisht, konsumimi i tepërt dhe i pakontrolluar i kafesë sjell probleme të shumta në shëndet.