Home Këshilla Seksuale Kështu do ta bëni të kënaqur në krevat

Kështu do ta bëni të kënaqur në krevat

Kështu do ta bëni të kënaqur në krevatPër t’u kënaqur me seks që të dytë, do t’ju zbulojmë tri mënyra spektakolare se si të bëheni “mbretëreshë” në jetën e tij.

Luhatja
Kur bëni dashuri, ndërsa ju jeni “sipër” partnerit, bëjeni këtë truk që të arrini maksimumin e kënaqësisë: përthekojeni partnerin, shputat le t’ju jenë në pozitën e barabartë me kërdhokullat e tij, ndërkaq gjoksin mbështeteni fort në gjunjë. Butësisht lëvizni me prapanicë në këtë pozitë. Do të arrini kontroll të plotë të lëvizjeve, të këndeve, lehtë mund të vendosni trupin tuaj ashtu që të dytë të kënaqeni me orgazëm të fuqishëm.

Shkurtorja për infarkt
Kur të filloni të lëshoheni poshtë trupit të partnerit tuaj, me thonj butësisht prekeni në pjesët e gilcave, të kofshës, si dhe në pjesët e poshtme të stomakut. Në herën e parë shmanguni prekjeve vrullshme e të tepërta dhe të zjarrta, mirëpo kur gjërat “të fillojnë” bëhuni sa më e afërt, sa më intime. Femrat zakonisht frikësohen në mos po e lëndojnë partnerin me thonjtë e tyre, mirëpo ata tashmë janë vërtetë mjet i fuqishëm seksi të cilin duhet të mësoheni ta përdorni, për ta kënaqur veten dhe partnerin.

Lidhja horizontale
Shtrijuni mbi partnerin në atë mënyrë që fytyra të jetë në jastëk nën kokën e tij. Kjo pozë ju mundëson që çdo pjesë e trupit të preket. Këmbët tuaja mbajini pothuajse të mbledhura. Kapjani duart dhe hidhjani sipër kokës së tij. Këmbët e mbledhura lënë përshtypje krejtësisht tjetër, sesa kur i keni të hapura, bëni njëfarë ushtrimi të Kegelit, kështu që do ta lini “pa mend” partnerin. Kjo pozë ju mundëson intimitet dhe afërsi të plotë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin. Por ka edhe ushqime që do të kenë efektin e kundërt. Mos harroni karbohidratet Ushqyerja që përfshin nxjerrjen e karbohidrateve mund të prishë ekuilibrin kimik të trupit dhe kështu të parandalojë gjumin e mirë. Në vend që t’i eliminoni...