Home Këshilla të ndryshme Ketamina i largon mendimet për vetëvrasje

Ketamina i largon mendimet për vetëvrasje

Kur është fjala për parandalimin e vetëvrasjeve, ilaçet vështirë se shpiken. Megjithatë, në vitet e fundit doktorët kanë zbuluar dëshmi bindëse se dozat e vogla të ketaminës – ilaç që përdoret nga doktorët dhe veterinarët për veti anestezike – mund të jetë ideal për trajtimin e depresionit.

Studimi i ri i publikuar në ‘American Journal of Psychiatry’ sugjeron se ketamina mund të përdoret edhe si tretman i shpejtë për parandalimin e vetëvrasjeve,

Në këtë studim, pacientët e depresuar të cilët kishin marrë një infuzion me ketaminë kishin raportuar për heqje të shpejtë të mendimeve për vetëvrasjeve – shumica prej të cilëve kishin raportuar vetëm disa orë pasi e kishin marrë infuzionin.

Autori i këtij studimi, Michael Grunebaum, duke i marrë parasysh eksperimentet të cilat i kanë kryer me ekipin e vet, thotë se trajtimi i mendimeve për vetëvrasje me ketaminë  vërtet mund ta ndihmojë dikë që është në gjendje serioze.

Efektiviteti i ketaminës mund të demonstrohet edhe nga shumë studime të vogla të cilat janë kryer me vite të tëra, ku 50 apo 60 për qind e njerëzve kanë reaguar mirë ndaj këtij tretmani.

Por ketamina nuk është ilaç magjik, sepse efektet e veta besohet të zgjasin vetëm një javë, ndërsa përdorimi i shpeshtë i ketaminës shkakton probleme në kujtesë, dhe përdorimi i madh i saj mund të shkaktojë komën dhe vdekjen! 

KËSHILLA TË NGJASHME


TË TJERA

Ilaçi i famshëm OKI: Ja çka mund t’i bëj trupit tuaj

Ky ilaz redukton temperaturën, dhimbjen dhe inflamacionin, shkruan Periskopi. Ilaçi i njohur si ‘Oki’ ose siç njihet ndryshe Ketoprofeni, po përdoret në përmasa shumë të mëdha në Kosovë. Para disa muajsh, Shqipëria vendosi të ndalonte shitjen e këtij ilaçi pa recetën e mjekut mbi 40 miligram. Sidoqoftë, kjo masë që ndalon përdorimin pa lejen e mjekut nuk ekziston në Kosovë,...