Home Shëndetësi Me këtë lëng e forconi sistemin imunitar dhe e ulni kolesterolin

Me këtë lëng e forconi sistemin imunitar dhe e ulni kolesterolin

5Konsumimi tri herë në ditë i një gjysmë gote me lëng portokalli, për një javë para ngrënies, do të largojë infeksionet respiratore, thonë ithtarët e metodave tradicionale të trajtimit.

Në rast të ftohjes, duhet të pini katër gota në ditë, derisa gjendja të përmirësohet.

Përveç imunitetit të fortë, portokalli përmirëson dhe stimulon punën e zorrëve, ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak, ndërsa trashjen e enëve të gjakut e zvogëlon për një të tretën. Mjekët këshillojnë që kolesterolin duhet mbajtur në nivel normal meqë në nivele të larta shkakton probleme kardiovaskulare me rrezik të lartë.

Poashtu i jep qëndrueshmëri dhe elasticitet flokëve ndërsa thonjve u jep shkëlqim dhe vëllim.

Në vajin e tij eterik është forca e fshehur freskuese aromatike dhe me fuqi shëruese. Kombinohet shkëlqyeshëm me pothuajse të gjitha vajrat e tjera, me ç’rast e pasuron aromën e tyre. Portokalli është një përbërës i rregullt i vajit aromo terapik për të hequr celulitin, ndërsa në të njëjtën kohë rigjeneron qelizat e lëkurës. Veçanërisht i bën mirë lëkurës së thatë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...