Home Këshilla të ndryshme Këto fruta dhe perime nuk duhet mbajtur në të njëjtin vend

Këto fruta dhe perime nuk duhet mbajtur në të njëjtin vend

6Vendosja e keqe e frutave dhe perimeve është katastrofike – kjo do të thotë humbje e parave. Nëse këto ushqime nuk ruhen siç duhet, ato prishen shpejt dhe kalben.

Të gjithë e dimë se mollat duhet të mbahen të ndara nga frutat e tjera për shkak se ato janë të ndjeshme, dhe se një mollë e kalbur mund të “infektojnë” të gjithë shportën ose qesen, shkruan hr.n1.

Është interesant se molla e pjekur mund të shkatërrojë një “kodër” me shalqi në qoftë ruhen në të njëjtin vend. Megjithatë, molla nuk është e vetmja që dëmton frutat e tjera.

Në këtë grup “të rrezikshëm” janë edhe dardha, kajsia, pjeshka, kumbulla, bananja, kivi dhe mango. Krejt këto fruta lëshojnë një përqendrim të lartë të etilenit dhe kështu ndikojnë në ngjyrë dhe lëngshmëri, e me këtë në fund edhe në cilësinë e frutave në afërsi të tyre.

Sa i përket perimeve, të ndjeshme ndaj etilenit janë patatet, bizelet, sallata e gjelbër, karrotat dhe brokoli.

Patatja është shumë e ndjeshme, kështu që duhet të mbahet në një vend të ftohtë, të errët, larg nga frutat e “dëmshme” dhe perimet, por edhe për të parandaluar mbirjen e saj.

Sa i përket kalbjes, frutat më rezistente janë vishnja dhe boronica.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...