Home Këshilla të ndryshme Këto janë arsyet pse keni filluar të harroni!

Këto janë arsyet pse keni filluar të harroni!

Të gjithëve na ndodh që në momente të caktuara të harrojmë vendin ku kemi lënë çelësat e shtëpisë, telefonin apo dhe ndonjë dokument të rëndësishëm.

Kjo lloj harrese është normale dhe prek të gjithë duke filluar nga të vegjlit deri te personat më të rritur, por nëse vini re që herë pas here ndiheni konfuz, atëherë duhet ta merrni situatën seriozisht.

Këto janë arsyet pse keni humbje të kujtesës:

Medikamentet e ndryshme: Sipas Agjencisë Amerikane të Ushqimit dhe Medikamenteve (FDA), përdorimi i ilaçeve të caktuara ka efekte anësore në organizëm, duke filluar nga përzierjet dhe diarreja deri tek marramendja, depresioni dhe humbja e kujtesës. Në këto ilaçe mund të përmendin statinët, grup ilaçesh që ul nivelin e yndyrës në gjak.

Mungesa e vitaminës B12: Vitamina B12 është veçanërisht e rëndësishme pasi ndihmon qelizat nervore të jenë të shëndetshme dhe ndihmon në prodhimin e ADN-së dhe ARN-së. Nivelet e ulëta të vitaminës B12 në organizëm sjell nga pas një sërë simptomash si: lodhje, probleme me frymëmarrjen, diarre, nervozizëm, mpirje, ndjesi shpimi dhe humbje të kujtesës.

Apnea e gjumit: Apnea e gjumit është një çrregullim serioz i gjumit, i cili shkaktohet prej bllokimit të frymëmarrjes gjatë tij duke e ekspozuar organizmin ndaj një gjendjeje mungese të vazhdueshme oksigjeni. Bllokimet e frymëmarrjes mund të zgjasin nga disa sekonda në disa minuta dhe përsëriten në një cikël deri në 30 ose më shumë herë brenda një ore. Sipas The National Sleep Foundation, apnea e gjumit mund të krijojë humbje të përkohshme të gjumit.

Goditja cerebrale: Goditja cerebrale ka një impakt të menjëhershëm në sistemin nervor qendror. Dëmet e shkaktuara nga kjo goditje çojnë në probleme të kujtesës që mund të bëhen më të rënda me kalimin e kohës.

Depresioni dhe ankthi: Sipas studimeve të ndryshme, ankthi dhe depresioni dëmtojnë aftësinë e trurit për të ruajtur kujtime afatgjata. Dikush që është në depresion është në përgjithësi i pavëmendshëm dhe i paaftë për të kujtuar rendin kronologjik të ngjarjeve. Burime të tjera të humbjes së kujtesës janë infeksionet, dëmtimet në kokë, tumori në tru dhe abuzimi me substancat narkotike.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...