Home Këshilla të ndryshme Këto janë perimet që e mposhtin alergjinë

Këto janë perimet që e mposhtin alergjinë

Këto janë perimet që e mposhtin alergjinëBrokoli dhe kungulli zvogëlojnë nivelin e histaminës, një substancë që shkakton alergji. E njëjta gjë vlen edhe për qepën dhe hudhrën, të cilat janë të pasura me kvercetinë, që vepron si një antihistaminë.

– Qepa dhe hudhra: Ndryshimet klimatike zgjasin lulëzimin e bimëve dhe në këtë mënyrë edhe përhapjen e polenit, e cila është arsyeja pse Akademia Amerikane për Alergji, Astmë dhe Imunitet pretendon se sezoni i alergjisë mund të zgjasë edhe në vjeshtë. Këto simptome mund të lehtësohen nga qepa dhe hudhra, të cilat kanë në sasi të mjaftueshme kvercetinë dhe flavanoide që veprojnë si një antihistaminë, një substancë që bllokon reaksionet alergjike.

– Karota: Është e pasur me karroteonide, komponime që efektivisht largojnë alergjinë. Studimet kanë konfirmuar se njerëzit, të cilët konsumojnë perime të pasura me karroteonide, më rrallë vuajnë nga alergjitë se sa të tjerët. Përveç beta-karotenit të përfshirë në karota, është e rekomanduar për të marrë edhe likopenë dhe luteinë. Rekomandohet për të ngrënë domate dhe perime me gjethe jeshile.

– Lakra jeshile: Sikurse brokoli, lakra jeshile zhbllokon sinuset, duke larguar rrjedhjen nga hundët dhe ethet që shoqërohen nga alergjia. Përveç kësaj, është e pasur me vitaminë A, e cila rrit imunitetin dhe largon simptomat. Studimet kanë konfirmuar se njerëzit, të cilët kanë probleme me mungesën e vitaminës A, shpesh vuajnë nga alergjia dhe astma.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...