Home Shëndetësi Këto lloje të kancerit shkaktohen nga alkooli

Këto lloje të kancerit shkaktohen nga alkooli

6Një studimi në Universitetin e Otagos (Zelandë të Re) tregon se pirja e alkoolit, edhe pse në mënyrë të moderuar, mund të shkaktojë shtatë forma të kancerit: orofaringut, laringut, ezofagut, mëlçisë, zorrës së trashë dhe kancerin e gjirit

Në fakt, studimet e fundit tregojnë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë midis alkoolit dhe kancerit, çka mund të ndodhë edhe me konsumin e moderuar të pijeve alkolike. Kjo është një marrëdhënie e vërtetë shkak pasojë, ka thënë një nga studiuesit. Sasia më pak e dëmshme është 2 gota në ditë për meshkujt dhe një për femrat!

Punët kërkimore të 10 viteve të fundit, përfshijnë studime të kryera nga Fondi Botëror për Studimet e Kancerit, të Institutit Amerikan. Të gjithë mbështesin lidhjen mes konsumimit të alkoolit dhe kancerit. Edhe pse rreziqet më të mëdha vijnë nga konsumimi i tepruar i pijeve alkoolike, duhet të tregojmë kujdes edhe me konsumin e moderuar të tij, shkruan living. Vdekjet nga kanceri të shkaktuara nga alkooli ishin rreth gjysmë milioni, në vitin 2012, pak më pak se 6% e të gjitha vdekjeve prej kancerit, në botë.

Për Institutin Amerikan do të ishte më mirë të mos pinim as alkol dhe as duhan. Përzierja mes të dyjave është edhe më e rrezikshme.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...