Këto ushqime luftojnë helmimin në trupin tuaj

mollaEkzistojnë ushqime të shumta të cilat kanë një ndikim të theksuar në shëndetin e organizmit tonë. Nëse dëshironi ta pastroni gjakun dhe në një mënyrë ta ripërtërini trupin tuaj, duhet që në dietën tuaj të përditshme të përfshini ushqimet që kemi renditur më poshtë.

Karrota
Karrotat janë të pasura me vitamina (A, B6, C dhe K), kalium dhe glutation, proteinë për pastrimin e mëlçisë, shkruan albeu. Për efekt më të mirë gjatë detoksifikimit, duhet të konsumohen të freskët sepse gjatë gatimit shkatërrohet glutationi.

Panxhari
Për shkak të antioksidantëve dhe materieve të tjera të dobishme, panxhari është një armë e mirë për mbrojtjen e organizmit nga radikalet e lira dhe për stimulimin e mëlçisë në eliminim më të madh të toksinave nga gjaku.

Hudhra
Hudhra është burim i pasur i sulfurit, mineral esencial, i cili ndihmon organizmin në eliminimin e toksinave. Ajo e stimulon mëlçinë të prodhojë enzimë për detoksifikim, çka largon toksinat nga gjaku.

Majdanozi
Majdanozi ndikon si diuretik, i cili i ndihmon veshkave për ta bërë punën e tyre dhe për të eliminiuar toksinat e tepërta nëpërmjet urinës.

Molla
Vitaminat, mineralet dhe fibrat janë vetëm disa nga “gjërat” që i përmban molla. Disa komponentë e stimulojnë prodhimin e lëngut biliar dhe ndihmojnë mëlçinë në eliminimin e toksinave.

KËSHILLA TË NGJASHME