Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna Kilet e tepërta i zënë frymën bebes

Kilet e tepërta i zënë frymën bebes

Femrat që janë mbipeshë gjatë periudhës së shtatzënisë, e ekspozojnë fëmijën e tyre para një game të tërë rreziqesh për shëndetin, sikundër edhe  ekspozimi ndaj tymit të cigareve, edhe në mënyrë pasive, mund të shkaktojë dëme serioze tek fetusi për shkak të një futje të reduktuar të oksigjenit.

Një fakt të tillë e pohojnë hulumtuesit nga universiteti i Kajros në Egjipt, sipas të cilëve një pakësim i oksigjenit të fetusit mund të nxjerrë në pah praninë e qelizave të kuqe të gjakut “nucleated – NRBC” tek fëmijët.

Shkencëtarët e udhëhequr nga dr. Abd Elbacy i Qendrës së Kërkimeve Kombëtare në Kajro, kanë analizuar nivelet e NRBC në gjak kordonin e 29 të sapolindurve të nënave të shëndosha, 21 të sapolindurve të nënave të ekspozuara ndaj duhanit të cigareve dhe 15 të sapolindurve të nënave që nuk i kanë këta faktorë rreziku.

Nga analizat e kryera, studiuesit gjetën se foshnjat nga dy grupet e para të nënave, nivelet e NRBC në gjak i kishin dukshëm më të larta se nënat në grupin që ishin në rregull.

Shkencëtarët theksojnë se obesiteti i nënës gjatë shtatzënisë përbën një gamë të gjerë të rreziqeve për të dhe fëmijën e palindur si pre-eklampsia, rregullime jonormale metabolike, probleme për rritjen dhe zhvillimin e fetusit si edhe defekte në tubin nervor dhe anomalitë e tjera zhvillimore.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Si të jetojmë më gjatë: Specat djegës mbrojnë nga kanceri dhe rrisin jetëgjatësinë

Të jetuarit më gjatë nuk do të thotë të bësh një jetë duke i mohuar vetes kënaqësitë. Në fakt, duke qenë i zgjuar me zgjedhjet tuaja, një jetë e gjatë dhe e shëndetshme mund të jetë e juaja. Sipas studimeve, shtimi erëzave të caktuara mund të zgjidhë të gjitha shqetësimet tuaja shëndetësore dhe t’ju ndihmojë të rritni jetëgjatësinë tuaj. Tani më...