Home Këshilla për Prindër Kimikati Bisphenol dhe fëmijët

Kimikati Bisphenol dhe fëmijët

Bisphenol – ose BPA – është një kimikat industrial në përdorim të gjerë. Kjo substancë përdoret edhe për prodhimin e enëve plastike që mbajnë ushqime dhe pije të ëmbla.

Administrata e Ushqimeve dhe Barnave thotë se BPA zakonisht është i parrezikshëm, edhe pse ajo e ndalon këtë kimikat të përdoret për prodhimin e shisheve për ushqimin e foshnjeve.

Tani, një studim në “Environmental Health Perspectives” ngre shqetësim të madh.

Gjatë studimit ku u përfshinë 350 gra shtatzëna dhe djem të porsalindur, shkencëtarët zbuluan se substanca kimike BPA kishte ndryshuar nivelet e hormoneve në gjendrat e tyre tiroide. Këto hormone janë thelbësore në rritjen para dhe pas lindjes së foshnjeve – kur niveli i PBA-së ishte i lartë, edhe niveli i tirodive rritej.

Autorët shqetësohen se ndryshime edhe vogla në funksionin e tiroideve mund të ndryshojnë sjelljen dhe zhvillimin e fëmijëve të vegjël – dhe bëjnë thirrje për studime të tjera rreth kësaj çështjeje.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin...