Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna Kimioterapia gjatë shtatzënisë nuk dëmton foshnjat

Kimioterapia gjatë shtatzënisë nuk dëmton foshnjat

Femrat shtatzëna që vuajnë nga kanceri mund të vazhdojnë me kimioterapinë pa frikë se kjo do t’i bëjë dëm foshnjës ende të palindur.

Hulumtimi sugjeron që femrat, të cilat tashmë kanë aplikuar tretmanin e kimioterapisë gjatë shtatzënisë, nuk do të duhej t’i lindin fëmijët të cilët do të kenë probleme shëndetësore apo ndonjë mangësi.

Me mijëra femra shtatzëna të diagnostikuara me kancer për çdo vit ballafaqoheshin me vendimi se si të veprohet tuje, t’i qasen tretmanit me kimioterapi apo të heqin dorë nga foshnja. Madje disa prej tyre kishin marrë vendime edhe më drastike, si aborti, sidomos në shtatzëninë e hershme, përderisa disa të tjera kanë pritur shërimin deri të jetë lindur foshnja.

Mirëpo, shkencëtarët në Gjermani theksojnë se nuk ka nevojë për ta ndërprerë shtatzëninë, ngase gjasat për t’u dëmtuar foshnja janë krejt minimale. Në hulumtim kishin marrë pjesë 400 femra nga mbarë Evropa, ku ishte vërtetuar se foshnjat nuk ishin dëmtuar fare.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Surja dhe Duaja Ja-Sin – Me shkronja latine dhe përkthim Shqip

Surja Ja-Sin (36) është mekkase dhe ka takte të shkurtra dhe ritme të shpejta. Numri i ajeteve të saj është tetëdhjetë e tre si dhe është më e vogël dhe më e shkurtë se sureja paraprake (surja Fatir), e cila ka dyzet e pesë ajete. Kështu, tekstet e shkurtra dhe ritmi i shpejtë i japin sures një natyrë të posaçme...