Kjo i ndodh trupit nëse pini ujë me limon çdo mëngjes

Shumë njerëz janë ‘tifozë’ të mëdhenj të limonit – i cili përdoret për shumë gjëra në jetën e përditshme.

Jo rrallë ne kemi raportuar se çfarë ndodh nëse pini ujë me mjaltë dhe limon çdo ditë për një vit – dhe rezultatet ishin mahnitëse.

Për t’ju bindur më shumë që ta filloni ditën me një gotë ujë me limon, ne kemi gjetur një listë me përfitimet që ndodhin nga pirja e kësaj pije.

1. Bën mrekulli për shëndetin e tretjes

Shpesh thuhet se një sistem i shëndetshëm i tretjes është çelësi i gjithë shëndetit të mirë. Limonët janë një burim i rëndësishëm i një fibre e cila është e nevojshme për shëndet të mirë të kolonit, kështu që një gotë me ujë me limon çdo mëngjes vepron si një pastrues për sistemin tuaj të tretjes, duke eliminuar mbeturinat e akumuluara nga dita e kaluar.

2. Ujë me limon = rehidratues origjinal

Shekuj para se të dilnin pijet energjike, uji me limon ishte një trajtim shumë i dobishëm i dehidratimit. Kur ushtrojmë ne humbim elektrolite (minerale duke përfshirë kalium dhe sodium) përmes djersës – dhe përderisa vetë pirja e ujit do t’ju rehidratojë, shtimi i disa fetave limon në ujë do të përshpejtojë procesin e ribalancimit të elektroliteve në trupin tuaj.

3. Për sy

Limonët janë të paketuar me shumë vitaminë C dhe antioksidantë të cilët punojnë së bashku për të formuar një efekt mbrojtës kundër katarakteve dhe degjenerimit makular. Pini ujë me limon për sy!

4. Limoni është miku më i mirë i mëlçisë

Të kesh një mëlçi të shëndetshme është gjëja më e mirë që mund të bësh për shëndetin e përgjithshëm, dhe pirja e ujit me limon mund të ndihmojë funksionimin e mëlçisë. Uji me limon nxjerrë jashtë helmet duke përmirësuar funksionin e enzimës dhe duke zhdukur bakteret e dëmshme.