Home Këshilla të ndryshme Koha e bikineve po afron, reduktoni celulitin me këto metoda

Koha e bikineve po afron, reduktoni celulitin me këto metoda

Të pasurit celulit është shndërruar në një “makth” për femrat, ani se kilogramët nuk luajnë asnjë rol kyç në shfaqjen e këtij të fundit, por faktorë të tjerë si shtatzënia, luhatjet hormonale apo edhe të peshës nxisin kontraktimin e indeve lidhëse të muskujve.

Celuliti është një problem estetik që nuk vendos shëndetin e gruas në rrezik, e sërish këto të fundit do të paguanin shuma marramendëse nëpër qendra për të reduktuar atë.

Trajtimi mund të zgjasë në kohë, të përfshijë procedura deri diku të dhimbshme e më e keqja të mos japë asnjë rezultat.

Living ju tregon tre hapa të thjeshtë që zbehin shenjat e celulitit dhe përgatisin trupin tuaj para sezonit të plazhit.

Hapi i parë : Pini sa më shumë ujë
Hidratimi gjatë këtyre ditëve të nxehta jo vetëm që i siguron lëkurës ”frymëmarrjen” që i nevojitet dhe eliminon toksinat nga organizmi, por ka një efekt surprizues kur bëhet fjalë për reduktimin e celulitit. Duhet ta bëni pjesë të rutinës suaj ditore pirjen e gati 3 litrave ujë në ditë. Shtoni lëng limoni dhe rrënjë xhinxheri në kanë ose shishe për të frocuar veprimin detoksifikues të ujit.

Hapi i dytë : Masazh i përditshëm me mbetjet e kafesë
Kafeina zgjeron enët e gjakut dhe tendos indet e jashtme të lëkurës. Duke e përdorur në lëkurë, ajo ndihmon trupin të nxjerrë jashtë toksinat dhe të shkrijë yndyrat. Mund të bëni një maskë shumë të thjeshtë për trajtimin e celulitit: mjafton të kombinoni mbetjen e kafesë me disa nga vajrat tuaj të preferuar,vaji i ullirit ose vaj bajamesh dhe masazhoni zonën ku keni celulit. Para se të bëni këtë trajtim lahuni me ujë të ngrohtë që të hapni poret e lëkurës. Masazhimi duhet të zgjasë jo më pak se 30 minuta dhe duhet bërë çdo ditë për një muaj me radhë. Përdor furçën në zonat ku ke celulit, kofshët, barku, vithet dhe përpiqu ta bësh këtë në mëngjes dhe në darkë.

Hapi i tretë : Regjim ushqimor i pasur me bazë proteinash
Dietologët dhe instruktorët e palestrave theksojnë gjithmonë rëndësinë e një diete të pasur me perime dhe fruta në ”luftën” kundër celulitit. Hiqni dorë nga brumërat, ushqimet e përpunuara dhe mishi i kuq. Vendin e tyre duhet ta zënë perimet si domatja, specat, kastraveci, drithërat integrale dhe frutat e stinës që sakarozë, një formë sheqeri natyral. Kujdes, nuk duhet të konsumoni më shumë se 150 gramë fruta në ditë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Si të shpëtoni nga puçrrat e vitheve

Gjatë ditëve të nxehta të verës, shumë femra përballen me akne rreth vitheve. Shumica prej nesh nuk e kemi idenë se pse ato ndodhen aty. Ja disa nga mënyrat me anë të të cilave, ju mund të shpëtoni nga to: Bëni dush pas çdo stërvitjeje Është shumë e rëndësishme, që menjëherë pas aktiviteteve fizike të bëni dush! Së pari duhet të...