Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna Kokakola është shumë e dëmshme për shtatzënat

Kokakola është shumë e dëmshme për shtatzënat

Një studimi i ri i realizuar nga Universiteti i Louisianas ka gjetur lidhshmëri ndërmjet konsumimit të kokakolës (me sheqer) dhe diabetit gestacional (te shtatzënat).

Diabeti gestacional është njëri nga komplikimet më të shpeshta në shtatzëni, që pas shtatzënisë mund të sjellë deri te diabeti i përhershëm tip 2, ndërsa njëherit paraqet edhe rrezik të madh edhe për frytin, kur dihet se fëmijët e nënave që kanë pasur diabet gjatë shtatzënisë, në moshë të re sëmuren nga mostolerimi i glukozës, mbipesha dhe diabeti.

Në studimin e botuar në revistën Diabetes Care, janë përfshirë 13.500 femra të cilat janë përcjellë për dhjetë vite.

Rezultatet kanë treguar se femrat të cilat kanë konsumuar më shumë se 5 gota kokakola në javë, ishin për 22% më të rrezikuara që të zhvillojnë diabet, sesa femrat të cilat kishin konsumuar kokakola vetëm njëherë në muaj.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pirja e duhanit çon në këtë gjendje vdekjeprurëse

Gratë duhanpirëse rrezikohen nga zgjerimi (aneurizmi) i aortës së barkut, arteria më e madhe në trupin e njeriut, në krahasim me ato që nuk kanë pirë duhan kurrë. Kjo është një tjetër pasojë e pirjes së duhanit në një seri të njohur tashmë. Në një studim klinik, shkencëtarët raportuan që gratë duhanpirëse kishin katër herë më shumë të ngjarë të...