Home Shëndetësi Kokëdhimbjet si pasojë e analgjetikëve?

Kokëdhimbjet si pasojë e analgjetikëve?

Një numër i madh i njerëzve në mbarë botën vuajnë nga kokëdhimbjet, si pasojë e marrjes së ilaçeve të shumta kundër dhimbjes.

Sipas shkencëtarëve, analgjetikët, të cilët merren nga njerëzit me qëllim të zbutjes së dhimbjes së kokës dhe zbutjen e migrenës, ndoshta vetëm sa përkeqësojnë gjendjen, ka treguar një hulumtim i institutit nacional kombëtar britanik (NICE).

Në këtë hulumtim, që më pas edhe kishte përpiluar një raport, thuhej se çdo i 50-i britanik vuan nga kokëdhimbjet e përhershme, dhe se janë viktimë e marrjes së tepërt të ilaçeve kundër dhimbjeve.

Problemet fillojnë me marrjen e analgjetikëve të papërshtatshëm për kokëdhimbjet apo migrenë që zakonisht kanë efekt. Mirëpo, njerëzit fillojnë t’i marrin gjithnjë e më shpesh derisa vijnë në një shkallë ku analgjetikët i marrin deri 15 ditë rresht.

Sipas institutit britanik, nëse një gjendje e tillë zgjat më shumë se tre muaj, atëherë analgjetikët fillojnë të shkaktojnë probleme që në fakt do të duhej të ishin shërues të tyre.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...