Home Shëndetësi Kolesteroli i ulët është rrezik për kancer të gjirit

Kolesteroli i ulët është rrezik për kancer të gjirit

Kolesteroli i ulët është rrezik për kancer të gjiritNivelet e ulëta të kolesterolit HDL, si një pjesë përbërëse e sindromave të ndryshme metabolike, janë të shoqëruara me një shtim të riskut për tumor gjiri në gratë pas menopauzës.

Një studim i koordinuar nga kërkuesit e Universitetit Tromso në Norvegji mori në vëzhgim 38 823 gra të moshës mes 17 dhe 54 vjeç. Gjatë periudhës së vëzhgimit u vunë re 708 raste me kancer gjiri invaziv.

Gjatë analizave komplekse të realizuara u vërejt një lidhje inverse e niveleve të HDL, kolesterolit të keq, dhe rrezikut për kancer gjiri tek gratë pas menopauzës.

Ky shoqërim u konstatua vetëm te gratë me një indeks të masës trupore të barabartë apo më të lartë se 25 kg/m2, gra në mbipeshë ose obeze. Pra nivelet e ulëta të kolesterolit shtojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit te femrat.

Rritja e shpejtë e niveleve të PSA-së, tregues i mbijetesës tek kanceri i prostatës, është indeks i një mbijetese të ulët. Një studim i realizuar në mbi 1095 meshkuj me tumor të lokalizuar në prostatë, ka treguar se një rritje e rrufeshme e përqendrimeve të antigjenit PSA, (prostate-specifik antiken), është një indikator i një mbijetese të reduktuar.

Objektivi i studimit ishte vlerësimi i faktit nëse do të mund të identifikoheshin meshkujt në rrezik letal pas trajtimit me heqjen e plotë e prostatës, pas tumorit të prostatës.

U vu re se një rritje vjetore e PSA-së më e lartë nga 2 mg/ml ishte e shoqëruar me një mbijetesë tepër të ulët. Edhe parametra të tjerë kanë lejuar të parashikohet mbijetesa e pacientëve me tumor të prostatës.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...