Home Shëndetësi Kolla e fuqishme mund t’i thyejë brinjët, por edhe të çojë deri...

Kolla e fuqishme mund t’i thyejë brinjët, por edhe të çojë deri në vdekje

Edhe pse shumica e pacientëve konsideron që kolla e thatë është më e rrezikshme, sepse është shoqëruesi më i shpeshtë i kancerit të mushkërive, njësoj vlen edhe për kollën me të cilën nxirret jashtë sekrecioni i bronkeve

Kolla në kulmin e infeksioneve respiratore është e zakonshme, mirëpo nëse zgjat një muaj e më shumë nga këndellja nga ftohja, është e domosdoshme të shkohet te mjeku.

Kolla e thatë, pa nxjerrje këlbaze, mund të jetë shumë fortë dhe e mundimshme.

Pos infeksioneve virusale, mund të tregojë edhe sëmundjen malinje të mushkërive, tumor në gypat kryesorë të frymëmarrjes, mirëpo është e rrezikshme edhe për shkak të komplikimeve të mundshme, siç janë pëlcitja e pleurës së mushkërive dhe thyerja e brinjëve me rastin e kollitjes, madje edhe shfaqja e embolisë së mushkërive.

Edhe pse shumica e pacientëve konsideron që kolla e thatë është më i rrezikshëm, sepse është shoqëruesja më e shpeshtë të kancerit të mushkërive, njësoj vlen edhe për kollën me të cilën nxirret sekreti nga bronket.

Pos sekretit i cili mund të jetë i bardhë, në formë shkume, i ëmbël, me ngjyrë, pacienti me kollitje mund të nxjerrë edhe gjak, edhe qelb.

Ky lloj i kollës, gjithashtu, mund të tregojë kancerin e mushkërive, por edhe tuberkulozin dhe qelbëzimin e mushkërive.

Në rast të qelbëzimit apo abscesit në kohë të shkurtër me kollitje mund të nxirret sasi e madhe qelbi.

Nëse me kollitje nxirret jashtë sasi e madhe e sekrecionit, shkaktari mund të jetë në zgjerimin e bronkeve, të cilat më së shpeshti janë të lindura.

Komplikimi më fatal i kollitjes produktive, përkatësisht kollitja me gjak dhe qelb, është ngufatja, e cila mund të çojë deri në vdekje.

Qoftë të jetë kollë e thatë apo produktive, çdo kollë do të duhet të shërohet.

Nëse zgjat, më së shpeshti mjafton një incizim në rëntgen për caktimin e diagnozës së vërtetë. 

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...