Home Këshilla të ndryshme Kolli shërohet më së miri me çokollatë

Kolli shërohet më së miri me çokollatë

5Të gjithë kemi dëgjuar se mjalti dhe limoni mund ta shërojë kollën e thatë. Tani, ekspertët kanë dalë me një sugjerim të ri, që thonë se për t’i shëruar problemet me frymëmarrje dhe kollën, çokollata është edhe më e mirë.

Profesori Alyn Morice, udhëheqës i studimeve kardiovaskulare dhe respiratore në Universitetin e Hullit, pretendon se një hulumtim i tij e dëshmon këtë.

Ai thotë se, sipas rezultateve të një studimi botëror mbi kollën, është dëshmuar se kakao është më i mirë se sa ilaçet e tjera standarde.

Sipas krahasimeve të tij në pacientë të ndryshëm të cilët kishin marrë çokollatë, u gjet se pas ngrënies 2-ditëshe të çokollatës, problemet e tyre me kollën ishin zvogëluar dukshëm.

Ideja se çokollata mund të shërojë kollën mund të tingëllojë pak e çuditshme, por hulumtuesit besojnë se kjo ndodh për shkak të vetive të shëndetshme të kakaos.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...