Home Modë & Estetikë Kombinime ngjyrash për thonjtë në pranverë

Kombinime ngjyrash për thonjtë në pranverë

Kombinime ngjyrash për thonjtë në pranverëPranvera është kohë e përsosur për të bërë eksperimente me ngjyra, nga ngjyra e flokëve, e rrobave e deri te ngjyra e thonjve

Ngjyra rozë dhe e hirtë
Ky është një kombinim shumë i mirë për shkak të kontrastit të madh të ngjyrave. Ngjyra rozë intensive e kombinuar me ngjyrën e hapur të hirtë bëjnë një kombinim shumë të mirë. Kur mendojmë për pranverën ngjyra rozë është e para që na vjen në mend.

E kuqja dhe nektarina
Të dyja ngjyrat janë parë shumë në koleksionet e pranverës për vitin 2013, prandaj sigurohuni ta keni në dollap, sepse do të jetë prezent gjithkund. Fakti se i takojnë të njëjtit ten ngjyrash të ngrohta e bën kombinimin e tyre edhe më të bukur dhe të pëlqyer.
Mint dhe koral
Ky kombinim është shumë i këndshëm për shkak se është i ëmbël dhe delikat, ashtu si është vetë pranvera. Për shkak se të dyja janë ngjyra të hapura, kombinimi i tyre jep një rezultat të mrekullueshëm.

Emerald dhe e artë
Ngjyra emerald, d.m.th. ngjyra e gjelbër e mbyllur, është shpallur ngjyra e vitit 2013, kështu që do ta shihni në çdo anë. Kombinimi i kësaj ngjyre me ngjyrën e artë duket jo vetëm bukur, por edhe elegant. Ngjyrat e tilla bien në sy dhe mund të përdoren për çdo rast.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...