Home Teknologji Kompjuterat reagojne negativisht ndaj duhanit

Kompjuterat reagojne negativisht ndaj duhanit

Kompjuterat reagojne negativisht ndaj duhanitNe vecanti jane kompjuterat e kompanise Apple ata qe reagojne keq ndaj tymit vrases. Kete e ben te ditur shoqata amerikane e konsumatoreve “The consumerist”, sipas se ciles, dy kompjutera MacBook nuk jane pranuar nga firma edhe pse kane qene brenda garancise, pasi ishin demtuar nga duhani.

Nje prej rasteve daton ne vitin 2007 ku nje laptop MacBook nuk u pranua nga dyqani i Apple ne Iowa pasi perdoruesi e kishte demtuar duke pire duhan.

Ne nje rast tjeter, nje kompjuter eshte refuzuar te hapet nga tekniket e Apple, pasi sipas tyre, ai ishte ndotur me tyrmin e cigareve.

Ndaj Apple jane kerkuar sqarime dhe kompania ka reaguar duke thene se nikotina eshte ne listen e substancave te demshme te publikuar nga “Occupational Safety and Health Administration” dhe thekson se nuk do t’u kerkoje punonjesve te saj te riparojne kompjutera duke vene ne rerzik serioz shendetin e tyre.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...