Kompjuterët shkaktojnë depresion

Ky ishte përfundimi në të cilin mbërriti Universiteti i Gotenborgut, në Suedi, fokusuar në ndikimin e teknologjive të reja në shëndetin e njeriut.

Të gjithë ata që janë të varur nga qëndrimi përpara kompiuterit, nga rrjetet shoqërore dhe faqet të tjera në internet, janë disa herë më të ekspozuar ndaj depresionit dhe pagjumësisë se sa njerëzit e zakonshëm.

Ky ishte përfundimi në të cilin mbërriti Universiteti i Gotenborgut, në Suedi, fokusuar në ndikimin e teknologjive të reja në shëndetin e njeriut.

Sipas këtij përfundimi, mbipërdorimi i kompiuterit apo aparatëve celularë mund të krijojë stres, e në shumë raste edhe probleme me gjumin apo depresion.

Një skuadër ekspertësh vlerësoi zakonet e rreth 4 100 djemve dhe vajzave suedezë, në moshat 20-24 rrjesht, gjatë harkut kohor të një viti, në mënyrë që të dilej në këtë përfundim.

Kryeautorja e studimit, Sara Thomee, deklaroi se “ekziston një lidhje e qartë midis mbipërdorimit të kompiuterit dhe problemeve të shëndetit mendor. Shumica e të rinjve që vuajnë nga depresioni, karakterizohen nga një qëndrim i tejzgjatur përpara kompiuterave”.