Home Këshilla të ndryshme Komplimentet, ja cilat pelqejne femrat

Komplimentet, ja cilat pelqejne femrat

Me sakte, duhet te themi se komplimentet per nje femer jane si uji qe eshte i domosdoshem per bimet. Kjo do te thote se komplimentet jane nje ushqim i vertete per egon femerore.

Por cilat jane komplimentet qe i pelqen vertete nje femer? Kjo pyetje ka marre pergjigje ne nje ankete te faqes gjermane Spin.de qe gazeta Die Welt ka botuar ne faqen e saj. Hulumtimi ka ekzaminuar nje kampion prej dy mije njerezish, ku 77% ishin femra, te cilat u pyeten se cilat ishin komplimentet qe u pelqejne.

Shumica e tyre pranuan se u pelqenin me shume komplimentat qe lidheshin me pamjen e tyre fizike. Madje atyre u pelqente me shume t’u beje komplimenta rreth bukurise sesa rreth zgjuarsise se tyre.

Ne veçanti, nje nga komplimentet qe kenaqin nje femer, me popullor eshte “Sot ju jeni fantastike”, i pasuar nga “ti je gjeja me e mire qe ka ndodhur ndonjehere ne jeten time” dhe me klasikja “Une te dua”. Me poshte kesaj liste i shtohen edhe shprehjet: “Keni sy shume te bukur” dhe “eshte me te vertete bukur qe ti je ne kete bote”.

 

Keto komplimente jane te rendesishme per femrat per dy arsye kryesore: e para sepse ato duan qe t’u shperblehet kujdesi estetik qe i kushtojne pamjes se tyre dhe e dyta eshte se ato duan qe partneri i tyre te tregoj se sa te rendesishme ato jane per ate.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...