Home Këshilla të ndryshme Konsumi i lëngut të shegës nga diabetikët, parandalon sëmundjet e zemrës

Konsumi i lëngut të shegës nga diabetikët, parandalon sëmundjet e zemrës

Lëngu i shegës ofron një sërë vlerash të rëndësishme për organizmin e njeriut. Ai ofron një sërë të mirash për shëndetin e zemrës, veçanërisht për diabetikët. Studimet thonë se diabetikët që pinë lëng shege për tre muaj janë më pak të rrezikuar nga arteroskleroza.

Për më tepër, studimet tregojnë se lëngu i shegës ka aftësinë të ngadalësojë përthithjen e kolesterolit të keq nga qelizat e trupit. Ekspertët thonë se diabetikët janë ndjeshëm më të rrezikuar nga arteroskleroza. Arteroskleroza i hap rrugën sëmundjeve koronare, atakut në zemër, ishemisë dhe problemeve të tjera me qarkullimin e gjakut.

Këto probleme mund të parandalohen nëse njeriu sigurohet që të marrë më shumë antioksidantë nga frutat dhe perimet. Antioksidantët që gjenden me shumicë tek shega janë të rëndësishëm për uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Ndryshe nga frutat e tjera, sheqernat natyralë tek shega janë të lidhur me antioksidantë unikë, gjë që pengon rolin e tyre tek shfaqja e arterosklerozës.

Organizmi i njerëzve që vuajnë nga diabeti nuk mundet të përpunojë normalisht sheqernat në trup. Për këtë arsye, diabetikët këshillohen të tregojnë kujdes me ushqimet që përmbajnë sasi të mëdha sheqernash, sado natyralë të jenë ato. Studimet thonë se lëngu i shegës ul rrezikun e diabetit të tipit 2. Pirja çdo ditë e këtij lëngu, jo vetëm që ul nivelin e kolesterolit të keq por nuk përkeqëson treguesit e nivelit të sheqerit në gjak tek diabetikët.

Si masë ditore rekomandohet konsumi i lëngut të një kokërr shege mesatare. Deri më tani, ekspertët tregojnë se nuk nevojitet një dozë standarde ditore e lëngut të shegës. Me përafërsi, një sasi prej 250 ml deri në 350 ml lëng shege në ditë, është jo vetëm e shëndetshme por edhe e sigurt. Megjithatë, është shumë e rëndësishme të siguroheni që lëngu që po pini është 100% shegë e pastër dhe i gatshëm e me sheqerna të shtuara.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ilaçi i famshëm OKI: Ja çka mund t’i bëj trupit tuaj

Ky ilaz redukton temperaturën, dhimbjen dhe inflamacionin, shkruan Periskopi. Ilaçi i njohur si ‘Oki’ ose siç njihet ndryshe Ketoprofeni, po përdoret në përmasa shumë të mëdha në Kosovë. Para disa muajsh, Shqipëria vendosi të ndalonte shitjen e këtij ilaçi pa recetën e mjekut mbi 40 miligram. Sidoqoftë, kjo masë që ndalon përdorimin pa lejen e mjekut nuk ekziston në Kosovë,...