Home Këshilla të ndryshme Konsumimi i alkoolit i lidhur me rrezet e diellit!

Konsumimi i alkoolit i lidhur me rrezet e diellit!


Njerëzit që jetojnë në klimë të ftohtë, me më pak rreze dielli, janë më të ekspozuar ndaj konsumit të tepruar të alkoolit.
Kërkues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përcaktuar një lidhje mes temperaturave mesatare, orëve të ditës dhe konsumit të alkoolit.

Të dhëna nga 193 shtete, sipas tyre ofrojnë prova se, klima kontribuon te konsumi i alkoolit dhe te sëmundjet e mëlçisë.

Alkooli bën që të zgjerohen rrugët e qarkullimit të gjakut dhe rrit sasinë e gjakut të ngrohtë në lëkurë. Por, konsumi i tij lidhet edhe me depresionin, që synon të jetë i pranishëm më shumë atje ku drita e diellit mungon.

Studimi i publikuar “online” në gazetën “Helatology” shfrytëzonte të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Meteorologjisë.

Provat për lidhjen me klimën vijnë ndërkohë që OBSH-ja prezanton të dhëna të reja mbi konsumin e alkoolit në Europë, në një samit në Edinburg që nis të hënën.

OBSH thotë se nivelet e konsumit të alkoolit mbeten të larta dhe se, thuajse gjysma e meshkujve të rritur janë të rrezikuar në plan afatshkurtër dhe afatgjatë, nga probleme shëndetësore dhe sociale të lidhura me alkoolin.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...