Home Këshilla të ndryshme Konsumimi i piknogenolit lufton alergjinë

Konsumimi i piknogenolit lufton alergjinë

Shkencëtarët kanadezë kanë zbuluar se konsumimi i piknogenolit – ekstraktit të lëvores së pishës – mund të lehtësojë simptomat e rinitit.

Në studim kanë marrë pjesë 19 persona, gjysma e të cilëve në periudhë prej pesë deri në tetë javë para sezonit të alergjisë, si pasojë e lulëzimit të bimëve, kanë konsumuar piknogenol, ndërsa pjesa tjetër placebo (substancë mashtruese pa efekt).

Konsumi i piknogenolit te personat e eksperimentuar ka ulur simptomat e alergjisë në sy për 35% në krahasim me grupin që ka përdorë placebo. Simptomat e alergjisë të cilat kanë prekur hapësirën e hundës, me anë të përdorimit të piknogenolit janë ulur për 20%.

Siç njofton MIA, piknogenoli lehtëson simptomat e alergjisë nëse merret së paku 5 javë para fillimit të sezonit të lulëzimit të bimëve

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Kjo është arsyeja se pse na bëhet trupi me puçra kur emocionohemi

Të gjithë ne, themi në jo pak raste se na u bë lëkura me kokrra kur dëgjojmë ndonjë lajm të trishtë apo dëgjojmë një këngë të mrekullueshme. Matthew Sachs një ish-student në Harvard, ka studiuar vitin e kaluar individë që pësojnë “puçrra” kur dëgjojnë muzikë, për të kuptuar se si ndodh kjo. Hulumtimi shqyrtoi 20 studentë, 10 prej të cilëve pranuan...