Konsumimi i ujit gjatë shtatëzanisë

uje-gjate-shtatzaniseCfare sasie te ujit duhet konsumuar gjate dites

Minimumi optimal i ujit te cilin shtatezena duhet konsumuar gjate dites eshte prej 1.8 gjer ne 2.5 l, ndersa duhet pasur parasysh qe nese ushtroni apo nese eshte kohe e nxehte duhet konsumuar sasi edhe me te madhe, sepse tani djersiteni me shume, por edhe nese qendroni ne hapesire te nxehte ne te cilen ka ajer te thate. Per kete mos harroni gjithmone mbani nje shishe me uje me vete kudo qe te shkoni.
Nese keni ndonje problem, me veshke, shtypje te larte apo ngjashem, konsultohuni me mjekun tuaj, i cili do te ju keshilloje se cfare sasie te ujit duhet te konsumoni pa marr parasysh semundjen tuaj.
Sa shpesh duhet te pi uje
Me se miri do te ishte qe te beni ndarjen e sasise se lengjeve gjate dites, ne vend qe te pini sasi te madhe vetem disa here ne dite. Orientohuni ne numrin e vakteve dhe zemrave dhe gjate secilit pini nje gote apo dy me uje, apo mbushni sasine e rekomanduar ne shishe, sepse ashtu do te keni mundesi qe te kontrolloni se sa keni pire, por keni kujdes.
Mos prisni qe te keni etje, dhe pastaj te pini uje. Disa persona nuk ndjejne etje, madje edhe kur dehidrojne, ndersa tjeret e kane shenje te pare te dehidrimit.
A guxoj qe te pi uje edhe gjate nates
Shmangni konsumimin e ujit para se te fleni, sepse per kete do te ju duhet te zgjoheni gjate nates. Shkuarja ne toalet gjate nates eshte problemi kryesor lidhur me gjumit gjate shtatezanise.
Nese jeni mesuar qe te pini uje gjate nates, dhe nuk ju paraqet problem kjo, nese vazhdoni te pini dhe me tej, mos e teproni. Mjafton nje gote uje gjate tere nates.
A mund te zevendesojne ujin, lengjet, kafeja apo cajerat
Ne shtatezani me se miri eshte qe te pini uje, sepse asgje nuk mund ta zevendesoje, primare eshte qe nuk permban kalori te shprazeta, perderisa pijet te cilat permbajne kafein (i cili eshte diuretik) dhe sheqer do te duhej ti shmangni.
Nese deshironi qe te permiresoni shijen e ujit, shtrydhini ndonje fete limoni apoportokalli.