Home Ushqim Konsumimi i vezëve nuk ndikon në nivelin e kolesterolit në gjak

Konsumimi i vezëve nuk ndikon në nivelin e kolesterolit në gjak

Konsumi i vezeveShkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i vezëve nuk ndikon në nivelin e kolesterolit në gjak, që lidhet me rritjen e rrezikut për sulm në zemër ose në tru.

Të verdhat e vezëve njihen për përmbajtjen e lartë të kolesterolit, por, një studim i para pak kohësh ka zbuluar që konsumimi i vezëve nuk ndikon në nivelin e kolesterolit në gjak, gjë që është vërtetuar duke u bazuar në 115 raste. Për më tepër, edhe një studim tjetër ka zbuluar që vezët rrisin nivelin e “HDL”-së, të ashtuquajturit kolesterol të mirë.

“Ekzistojnë probleme shumë më të mëdha me të ushqyerit e njerëzve modernë, sesa që janë vezët”, thuhet në raportin e dhënë nga Universiteti i Kolumbisë. “Nuk ka të dhëna të cilat zbulojnë se njerëzit do të duhej që të brengosen për shkak të konsumimit të vezëve. Problem i vërtetë janë ushqimet e përpunuara”.

Gjithashtu ekzistojnë disa specifika ushqyese të të verdhave të vezëve, të cilat janë treguar të dobishme për shëndetin. Ato përmbajnë edhe holinë, substancë kimike anë e mirë e së cilës është, lumturia. ë fakt kjo substancë në organizëm shndërrohet në betan dhe ndihmon në sekretimin e hormoneve të lumturisë, serotonina, dopomina, norepinefrina…

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...