Konsumoni pemë me lëvozhgë të fortë për oreks më të dobët

Në vend të konsumimit të ushqimeve të grimcuara, do të duhej që të konsumonit pemë me lëvozhgë të fortë.

Shkaku se përmbajnë një sasi të lartë të yndyrave të shëndosha si arra, kikirikë, badem dhe pemë të tjera me lëvozhgë të fortë, janë mënyra më e thjeshtë dhe njëherësh mënyra më e duhur për ta reduktuar oreksin dhe për të aplikuar një ditë pa shumë lodhje dhe mund.

Nutricistët ju sugjerojnë që në vend të konsumimit të ëmbëlsirave të konsumoni ushqime të grimcuara pa kripë, pemë me lëvozhgë të fortë.

Edhe pse në brendinë e tyre posedojnë kalori dhe janë të pasura me yndyrë, këto janë yndyra të shëndetshme, të cilat kujdesen për shëndetin e mirë të muskujve të zemrës dhe kujdesen që të keni një bel më vital. Por, gjithashtu, nutricistët ju sugjerojnë që të mos e teproni me ushqime të tilla të grimcuara.

Pemët me lëvozhgë të fortë për një kohë të gjatë dhurojnë ndjenjën e të qenit i ngopur, prandaj nëse konsumoni disa arra, badem, stekë apo lajthi, para ushqimit nuk do të mund ta mbingarkoni lukthin me mish dhe brumëra. Falë yndyrave dhe acideve omega-3, pemët me lëvozhgë të fortë po ashtu ndikojnë edhe në rregullimin e sheqerit në gjak.

Sipas shumë ekspertëve dhe nutricistëve, këto pemë parandalojnë që të vjen deri te ngritja e menjëhershme e sheqerit në gjak, gjë që ndodh pasi të keni konsumuar një ëmbëlsirë. Në këtë mënyrë pemët me lëvozhgë të fortë ia dalin që oreksin ta mbajnë nën kontroll.