Home Këshilla të ndryshme Kontrolloni sheqerin në gjak para se të filloni vozitjen

Kontrolloni sheqerin në gjak para se të filloni vozitjen

 Kontrolloni sheqerin në gjak para se të filloni vozitjenPër të zvogëluar rrezikun nga aksidentet e trafikut, vozitësve të automjeteve të cilët vuajnë nga diabeti, ekspertët iu rekomandojnë që të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak para se të fillojnë vozitjen.

Sipas këshillimit të publikuar në revistën Diabetes Journal, ekspertët iu rekomandojnë diabetikëve që kur të fillojnë udhëtime të gjata të pushojnë më shpesh, dhe pranë vetes të mbajnë tableta të dekstrozës ose një shishe të mbushur me lëng të ëmbël të gazuar, në rast se vërejnë simptomat e hipoglikemisë (rënies së nivelit të sheqerit në gjak).

Në rast se hetojnë shenjat e para të hipoglikemisë, diabetikët domosdo duhet të ndërpresin vozitjen, të ngritin nivelin e sheqerit dhe ta kontrollojnë atë, dhe vetëm atëherë mund të vazhdojnë.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...