Kosi ul tensionin e lartë

Kosi ndikon pozitivisht në uljen e tensionit të lartë.Në studimin e zhvilluar nga Fondacioni Amerikan i Zemrës, është pare se konsumimi i kosit në vaktet e përditshme mund të ulë tensionin e lartë pa shtuar kalori.

Fillimisht në studim morën pjesë më shumë se 2 mijë persona, të cilët nuk kishin tension të lartë. Gjatë studimit i cili zgjati 15 vjet janë vlerësuar zakonet e konsumimit të kosit të pjesëmarrësve në 3 periudha të ndryshme.

Personat me një zakon të shëndetshëm të konsumit të kosit rrezikoheshin më pak nga tensioni i lartë dhe paraqisnin vlera normale të tensionit të lartë.

Specialistët theksojnë se konsumimi i një tasi kos gjatë tre vakteve ul me 31 % rrezikun e shfaqjes së tensionit të lartë.

KËSHILLA TË NGJASHME